Lila- Gjinit: Nuk po din me i lexu letrat

Gjakova

Lila- Gjinit: Nuk po din me i lexu letrat

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 06:31
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja aktuale e Gjakovës dhe kandidatja e Alternativës për këtë komunë, Mimoza Kusari-Lila i reagoi ashpër kundërkandidatit të saj Ardian Gjini në deklaratat e tij për borxhin komunal.

Gjini, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se qeverisja e fundit e ka mbytur Gjakovën në borxhe.

“Sot komuna e Gjakovës ka ma shumë borxh se sa ka pasë para katër viteve. 2 milionë e 500 mijë euro janë borxh expropriime dhe komunali pa hy në projekte për të cilat po mbesin borxh”, tha Gjini.

Këto pretendime i mohoi kategorikisht, Kusari-Lila duke thënë se Gjini nuk po di t’i deshifrojë dokumentet me shifra.

“E thërras zotëri Gjinin që të mos ketë nevojë si zakonisht pas debateve po duhet me e demantu edhe me tregu që po flet të pavërteta se të gjitha do t’i publikojmë dhe merr vesh sa është taman borxhi i komunës sepse nuk po din m’i lexu letrat”, tha Kusari-Lila.

Në Debat Pernime ishin Ardian Gjini (AAK), Bekim Ermeni (LDK), Driton Çaushi (VV), Edmond Dushi (AKR), Fazli Hoxha (NISMA), Mimoza Kusari-Lila (Alternativa) dhe Ramadan Hoti (PDK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat