PD premton që do të punon për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjakovës - Bota Sot
PD premton që do të punon për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjakovës

Gjakova

E premte, 15 dhjetor 2017

PD premton që do të punon për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjakovës

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:44
PD, Gjakovë

Partia e Drejtësisë (PD) në vazhdën e aktiviteteve elektorale, ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Gjakovës ku është shpalosur platforma politike.

Elektoratit të pranishëm që ishin me një numër mjaftë të madh, iu drejtua Kryetari i Degës së PD-së, Bahri Bokshi, ku para të pranishmëve u zotua se do të punon që qytetarët e Gjakovës të kenë kushte më të mirë të jetesës së tyre me qeverisjen e PD-së.

“Zotohem që do të jemi zë i juaj në Kuvendin Komunal të Gjakovës, që ju të keni kushte më të mira të jetesës, andaj kërkojmë mbështetjen tuaj me 22 tetor në mënyrë që ne të punojmë për të mirën e qytetarëve të vendit tonë,” deklaroi Bokshi.

Po ashtu, të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua dhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Ferid Agani, i cili tha se me këta burra e gra, programi i Partisë së Drejtësisë do të vazhdoj të zbatohet me vendosshmëri dhe se ju me votën tuaj do të vazhdoni instuticionalizimin e vlerave.

Image

"Sot para jush do të dalin gra e burra, vajza e djem të cilët janë të vendosur dhe janë zotuar që me vendosmëri do të vazhdojnë zbatimin e programit të Partisë së Drejtësisë në komunën e Vushtrrisë. Votoni ata dhe i mbështetni me të gjitha fuqitë sepse me këtë e mbështetni institucionalizimin e vlerave më të larta etike dhe morale të familjeve tuaja në politikat shtetërore dhe njëkohësisht mobilizimin e potencialeve me të shëndosha profesionale e shkencore në shtetëndërtimin e vendit", tha Kryetari i PD-së Agani.

Në fund u bë prezantimi i kandidateve për Kuvend Komunal, ku në këto Zgjedhja Lokale, Partia e Drejtësisë garon me numrin rendor 44.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test