Albin Kurti në Gjakovë: Ata që i mundem me 11 qershor, mos na i ktheni me 22 tetor - Bota Sot
Albin Kurti në Gjakovë: Ata që i mundem me 11 qershor, mos na i ktheni me 22 tetor

Gjakova

E premte, 15 dhjetor 2017

Albin Kurti në Gjakovë: Ata që i mundem me 11 qershor, mos na i ktheni me 22 tetor

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:48
Albin Kurti

Deputeti Albin Kurti në tubimin zgjedhor të Vetëvendosje!-s në Gjakovë, ka thënë se duhet të lirohemi prej komunarëve e pushtetarëve aktual, në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e të përparojë shoqëria. Ai tha se Gjakovës i duhet një kryetar që është për publiken sepse Vetëvendosje! e do komunën për Republikën.

“Me Driton Çaushin kryetar krijojmë kushtet që në fshatin e Gjakovës të ia kthejmë arat bujqve e arave rendimentin, kurse në qytetin e Gjakovës të ia kthejmë fabrikat punëtorëve e fabrikave prodhimin”, dha Kurti në Gjakovë.

Kurti ka marrë shembullin e qeverisjes së Prishtinës, duke përmendur politikat sociale, e në veçanti strehimin e të varfërve. Ai ka përmendur edhe disa gjëra që nuk kanë mundur të bëhen në Prishtinë për shkak të mungesës së numrave në Kuvendin Komunal, dhe për këtë iu bëri thirrje gjakovarëve që përveç Dritonit, t’i përkrahin edhe kandidatët për Kuvend Komunal të Gjakovës.

 “Vetëvendosje! i ka 32 deputetë. PDK ka ra në 23 deputetë. LDK ka ra në 23 deputetë. AAK që 15 vjet i ka vetëm 10 deputetë. Këta që i kemi mundur me 11 qershor, mos na i ktheni me 22 tetor”, ishte porosia e Kurtit për gjakovarët.

Kurti po ashtu ka ftuar Gjakovarët që të mobilizojmë sa më shumë deri me 22 tetor, që pas kësaj dite Gjakova ta ketë kryetar Driton Çaushin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test