Ardian Gjini dënohet me 2 mijë euro - Bota Sot
Ardian Gjini dënohet me 2 mijë euro

Gjakova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ardian Gjini dënohet me 2 mijë euro

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:13
Ardian Gjini

Vizita në ndërmarrjen publike KRM “Çabrati” i ka kushtuar me 2 mijë euro kandidatit të AAK-së për Gjakovën Ardian Gjini.

Vendimi i fundit i PZAP-së është marrë pas ankesë së ekipit të monitoruesve të BIRN dhe Internewskosova të cilët kanë gjetur se vizita e Gjinit në këtë ndërmarrje përbën shkelje të ligjit për zgjedhjet.

PZAP në vendimin të cilin e ka bërë publik sot ka gjetur se kandidatëve nuk u lejohet të përdorin  në ndërmarrjet publike për të siguruar vota.

Dënimi i Gjinit është i treti me radhë për AAK-në pas ankesave të BIRN dhe INTERNEËSKOSOVA. Dy dënime të tjera për këtë subjekt janë shqiptuar me një vlerë prej 6500 euro për përdorim të fëmijëve në fushatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test