Voton edhe Mimoza Kusari Lila

Gjakova

Voton edhe Mimoza Kusari Lila

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:57
Mimoza Kusari Lila

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka votuar sot në qendrën e votimit 0202X, në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë.

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila, ka thënë se është me rëndësi që çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e votës së lirë dhe të ndjehet pjesë e zgjedhjes për Komunën e Gjakovës.

 “Konsideroj se gjithë fushata dhe gjithë procesi deri me tani ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Po shpresoj që çdo qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e votës, edhe pse ende mbetet brengë në vete mos pastrimi i listave, gjë kjo që krijon hapësirë për keqpërdorime, por kam besimin që komisionerët dhe gjithë të tjerët që janë të involvuar në këtë proces do jenë të përgjegjshëm në detyrë konform edhe përgjegjësisë ligjore”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat