Në përfundim të numërimit të votave në Gjakovë: ky është rezultati

Gjakova

Në përfundim të numërimit të votave në Gjakovë: ky është rezultati

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 18:37
Mimoza Kusari

Ka shkuar në 95% numërimi i votave zyrtare në Komunën e Gjakovës. Në këtë komunë prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini. Partia e tij do të jetë në balotazh me partinë e Alternativës, kandidate e se cilës është Mimoza Kusari.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ardian Gjini vazhdon të prijë me 40.63%. Ndërsa kandidatja e Alternativës ka vetëm 31.69% deri më tani.

Kandidati që ka fituar më së paku vota në Gjakovë është nga Aleanca Kosova e Re. Ai është Edmond Dushi, i cili fitoi vetëm  412 vota, nga numërimi i 95% të tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat