Kusari-Lila thotë se me këto parti është e gatshme për bashkëpunim

Gjakova

Kusari-Lila thotë se me këto parti është e gatshme për bashkëpunim

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 00:31
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila synon që të udhëheq këtë komunë edhe për katër vite, thotë se do të vazhdojë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, me LDK-në dhe me AKR-në.

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, tha se pas balotazhit së bashku me VV, LDK dhe AKR do të ndalin trendin e proceseve negative në nivel vendi.

Kusari Lila, e cila është në balotazh për komunën e Gjakovës me Ardian Gjinin nga AAK, ishte e ftuar në emisionin Click në RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat