Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë flet pë suksesin në zgjedhjet lokale - Bota Sot
Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë flet pë suksesin në zgjedhjet lokale

Gjakova

E hënë, 18 dhjetor 2017

Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë flet pë suksesin në zgjedhjet lokale

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë ka mbajtur mbledhjen, ku ka diskutuar për zgjedhjet lokale të mbajtura me 22 tetor.

Komunikata e plotë: 

Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur me dt. 03-10-2017, të cilën e kryesoi kryetari i BD për Gjakove zt Anton Shala, në të cilën mori pjesë edhe zv kryetari i PSHDK-se zt Zef Morina, u diskutua për zgjedhjet lokale të mbajtura me 22 tetor 2017 dhe për  rrezulltatin që PSHDK ka arritur në keto zgjedhje. Ne Gjakovë PSHDK  ka arritur të jetë pjesë e kuvendit komunal, duke u  perfaqesuar  me tre asamblesit, shpresojmë se  pas numrimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora, do të arrijë në 4 numri i perfaqesueseve në asmblene  komunale.                                                     

U diskutua edhe mundesinë  e perfaqesimit në qeverinë komunale pas ballotazhit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mundë të fitoi shumicën  për  tu zgjedhur kryetar,  pa perkrahjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të PSHDK-së.  Kryesia  e meroi një  grup prej 4 vetave të  cilet do të negociojnë  me kandidatët  që garojnë  per kryetar në Gjakovë, për të bisedur modalitetet  e marrëveshjes për perkrahje që PSHDK mundë të ofroj në zgjedhjen e kryetarit  dhe kërkesen për perfaqësim të PSHDK në qeverinë komunale. Marrëveshja duhet të jetë  me shkrim dhe e nëshkruar nga përfaqesuesit më të larrtë të partive me të cilen bëhet marrëveshja.

Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit të këtijë viti.                    

PSHDK në këto zgjedhje ishte në koalicion me PDK, me të cilen u nënshkrua marrëveshja  parazgjedhore për pjesmarrjen  e PSHDK-se në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pas diskurimeve të shumta, kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë, në menyrë unanime kërkon nga kryesia qendrore e PSHDK-së dhe nga partneri i koalicionit PDK, që të zbatohet  në plotni marrëveshja parazgjedhore,   e cila është  nënshkruar me  20-05-2017, njeherit  kerkojme nga zt Veseli qe te zbatoj marreveshjen ashtu si eshste e pranuar nga  dy subjektete  politike PDK dhe PSHDK dhe të mbajë premtimin e dhënë ashtu si  demokristianet e kan realizuar premtimin që i kan dhënë  zt Veseli.                                                                                                                                                     

Presim që  kryetari zt Veseli  të realioi marrëveshjen ashtu si është e nënshkruar ,duke bërë publike pjesmarrjen  e PSHDK-së në Qeverinë  dhe institucionet e e Republikes se Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test