Kusari – Lila: AAK s’e shëron Gjakovën - Bota Sot
Kusari – Lila: AAK s’e shëron Gjakovën

Gjakova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kusari – Lila: AAK s’e shëron Gjakovën

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 21:48
Mimoza Kusari – Lila

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, nga radhët e Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson do e ketë edhe një tjetër mandat qeverisës në këtë komunë.

Kusari – Lila, e cila aktualisht është dhe kryetare e Gjakovës, në Magazina Lokale, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës referuar kundërkandidatit të saj Ardian Gjinit, nuk mund të rikthehet si qeverisëse në këtë komunë, pasi nuk është ‘’shëruese’’ e problemeve që vet kanë shkaktuar.

”Rezultati i balotazhit është rezultat real. Kemi tejkaluar pritjet e shumë vlerësuesve zgjedhor për komunën e Gjakovës”.

”Ajo çka ka sjellë është potencial i sigurt i fitores. Gjatë këtyre zgjedhjeve janë kritikuar vitet qeverisëse të Aleancës se sa rrjedhoja e tyre”.

”Nuk mund të kthehet Aleanca sepse nuk mund të jetë shërim për gjithë këto sëmundje që ka shkaktuar për këtë komunë vet ajo. Për katër vjet radhazi jemi shpall komuna më transparente, ky është fakt që ka treguar se ne e kemi edhe një mandat tjetër të plotë”. ”Ne kemi filluar diskutimet. Do të ketë koalicione, por do lidhen bashkëqeverisje më 19 nëntor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test