Kusari - Lila, takim sensibilizues me gra të Komunës së Gjakovës - Bota Sot
Kusari - Lila, takim sensibilizues me gra të Komunës së Gjakovës

Gjakova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kusari - Lila, takim sensibilizues me gra të Komunës së Gjakovës

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:05
Foto nga takimi

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka zhvilluar tubim me gra të Komunës së Gjakovës.

Para qindra grave, kryetarja Kusari Lila ka folur për mobilizimin e  përgjithshëm të banorëve të Komunës së Gjakovës për të dal në zgjedhje me 19 nëntor, si proces i rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin drejt suksesit për Gjakovën.

“Gjakova me kryetaren e parë grua në Kosovë, ka treguar një shembull për të gjitha Komunat tjera të udhëhequra nga burrat. Kur ka qeveris një burrë në Gjakovë, tokat janë nda për përfitime personale apo të një shoqërie të ngushtë të tyre, ndërsa me qeverisjen e  një gruaje në Gjakovë tokat janë ndarë për projekte si ai për personat me aftësi të kufizuara, QKMF-në e re, nërtimin e Ngrohtores së re dhe shumë projekte tjera që këtij vendi i sjellin zhvillim dhe prosperitet. Prap jemi bashkë që të japim shembullin e suksesit për Komunën tonë, duke dëshmuar se me 19 Nëntor do fitoj Gjakova me projektet e saj, ku njëherë e mirë do vuloset suksesi i filluar me shumë mund dhe angazhime katër vite më parë”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test