Takimi me kryefamiljar të Komunës së Gjakovës

Gjakova

Takimi me kryefamiljar të Komunës së Gjakovës

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 21:29
Mimoza Kusari Lila, Gjakovë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sonte ka zhvilluar takim me disa kryefamiljar nga Komuna e Gjakovës.

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila ka thënë se arsyeja e faktit që sot është në politik, që nga viti 2009 ndërlidhet me Gjakovën, ku kjo është edhe hera e tret e kandidimit të saj për të parën e kësaj Komune.

“Jemi bërë bashkë për programin plus katër për Gjakovën, për rrugëtimin e kësaj Komune drejt zhvillimit, zhvillim ky që nuk ndërlidhet me interesat e ngushta të politikës ditore. Si kryetare e Komunës për këto katër vite, kam kuptuar se duhet shërbyer të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës, por edhe atyre që nuk janë gjallë, për arsye se emri i atyre që nuk janë me ne duhet të nderohet dhe të rritet me veprat e të gjallëve.

Image

Gjakova tashmë ka një rrugë të hapur para vetes, të cilës rrugë nuk bënë t’i kthehemi pas, pas gjithë atij angazhimi që kishim bashkarisht për Gjakovën gjatë këtyre katër viteve. Angazhimi ynë tejkalon vijat politike, dallimet dhe cdo gjë tjetër lidhet vetëm me të ardhmen e Gjakovës, andaj dua t’ju ftoj që me 19 Nëntor të dilni masovikisht në zgjedhje për të dëshmuar me votë se e duam të ardhmen e Gjakovës për të cilën do punojmë bashkë të gjithë që të vulosim suksesin për Komunën tonë”, u shpreh ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Gjatë këtij takimi opinione dhanë edhe disa përfaqësues të lagjeve dhe fshatarave të ndryshme të Komunës së Gjakovës, me ç’rast falenderuan kryetaren Kusari Lila, për projektet e realizuara në të mirë të përmirësimit të jetës së tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat