Kusari-Lila: Të mos i kthehemi pas rrugës së zhvillimit të Gjakovës - Bota Sot
Kusari-Lila: Të mos i kthehemi pas rrugës së zhvillimit të Gjakovës

Gjakova

E premte, 15 dhjetor 2017

Kusari-Lila: Të mos i kthehemi pas rrugës së zhvillimit të Gjakovës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:42
Kandidatja për kryetare të Gjakovës

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, njëherësh kryetare aktuale e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me kryefamiljar nga Komuna e Gjakovës.

Ajo ka thënë se me qeverisjen e saj për katër vitet e kaluara është angazhuar makismalisht në shërbim të interesave te qytetarëve, duke premtuar se edhe në mandatin tjetër do të angazhohet për suksesin në komunën e Gjakovës.

“Jemi bërë bashkë për programin plus katër për Gjakovën, për rrugëtimin e kësaj Komune drejt zhvillimit, zhvillim ky që nuk ndërlidhet me interesat e ngushta të politikës ditore. Si kryetare e Komunës për këto katër vite, kam kuptuar se duhet shërbyer të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës, por edhe atyre që nuk janë gjallë, për arsye se emri i atyre që nuk janë me ne duhet të nderohet dhe të rritet me veprat e të gjallëve. Gjakova tashmë ka një rrugë të hapur para vetes, të cilës rrugë nuk bënë t’i kthehemi pas, pas gjithë atij angazhimi që kishim bashkarisht për Gjakovën gjatë këtyre katër viteve. Angazhimi ynë tejkalon vijat politike, dallimet dhe cdo gjë tjetër lidhet vetëm me të ardhmen e Gjakovës, andaj dua t’ju ftoj që me 19 Nëntor të dilni masovikisht në zgjedhje për të dëshmuar me votë se e duam të ardhmen e Gjakovës për të cilën do punojmë bashkë të gjithë që të vulosim suk sesin për Komunën tonë”, është shprehur Kusari-Lila.

Gjatë këtij takimi opinione dhanë edhe disa përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test