Kusari-Lila: Politika nuk do të përzihet në sport

Gjakova

Kusari-Lila: Politika nuk do të përzihet në sport

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Mimoza Kusari-Lila

Në kuadër të fushatës për balotazh, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar ditën me aktivitete në bashkësinë e dytë lokale.

Ajo është pritur nga një numër i madh i banorëve të lagjes “Mulla Jusuf”, para të cilëve edhe ka shpalosur objektivat qeverisëse për mandatin e dytë.

Kusari-Lila: Votoni ashtu sikur ua merr mendja

"Sa janë burra të mirë e kemi parë. Sa e kanë seriozisht për vendin, sa po mundohen për t’i kushtëzuar të tjerët i kemi parë. Ma e keqja që sot po bëhet në fushatë, e dhe kemi më i dhënë fuqishëm deri në fund të fushatës, është kushtëzimi me certifikata të veteranëve. Nuk është ajo vlerë, e cila është bërë, nuk është ai mund që është bërë, nuk është ajo sakrificë, e cila është bërë në 98-99, e shumë vite përpara që sot dikush për t’i tregtuar atë me votë. Mos pranoni, mos e nënçmoni as veten, as mundin, as familjet, të cilat kanë sakrifikuar, por votoni  ashtu siç juve ua merr mendja, ashtu siç është më së miri për ju”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjatë ditës, kandidatja për kryetar të Gjakovës ka pasur edhe një takim me sportistët, të cilëve u ka premtuar mbështetje gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, duke thënë se nuk do të ketë përzierje të politikës në fushën e sportit.

Kusari-Lila: Politika nuk ka çka të përzihet në sport

“Nuk ka çka të përzihet politika në sport. Politika duhet sportit t’ia krijojë kushtet, infrastrukturën, të bëjë ndërlidhjen e mirëfilltë të infrastrukturës ekzistuese me klubet që veprojnë në komunën e Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka pasur takim edhe me të rinjtë, të cilëve iu ka ofruar mbështetje të fuqishme përmes projekteve të reja në fushën e rinisë.

Kusari-Lila: Projektet do të jenë të integruara në vendimmarrje

“Nëse marrim besimin me qeverisjen e Gjakovës edhe katër vitet, projektet rinore si nuk do t’i shohim si pjesë të ndara, por si pjesë të integruara të vendimmarrjes në të gjitha nivelet”, ka thënë Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat