Kusari Lila: Gjakova ka paguar një çmim të lartë, është koha e rrugës së zhvillimit të mirëfillët - Bota Sot
Kusari Lila: Gjakova ka paguar një çmim të lartë, është koha e rrugës së zhvillimit të mirëfillët

Gjakova

E martë, 12 dhjetor 2017

Kusari Lila: Gjakova ka paguar një çmim të lartë, është koha e rrugës së zhvillimit të mirëfillët

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:47
Mimoza Kusari Lila, pasiditen e sotme ka qëndruar në fshatin Novosellë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, pasiditen e sotme ka qëndruar në fshatin Novosellë, ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati.

“19 Nëntori është datë e veçantë e cila përcakton fatin e Gjakovës për katër vitet e ardhëshme. Nuk guxojmë të rrezikojmë që të rikthehemi para vitit 2013, ku Gjakova kishte periudhën e regresit dhe të mos zhvillimit. Gjakova e ka një të kaluar të lavdishme, për më shumë e ka paguar një çmim të lartë, si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, tash është koha e zhvillimit me njërëz progresiv që bazën e kanë me shkollim dhe profesionalizëm, e të cilët do të angazhohen që me mund dhe punë këtij vendi t’i dhurojnë ditë më të mira”, tha ndër të tjera Kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Novosellë, kanë shprehur mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat gjatë katër viteve të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test