Kusari Lila: Më 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën - Bota Sot
Kusari Lila: Më 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën

Gjakova

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kusari Lila: Më 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:02
Kusari Lila, ditën e sotme e ka filluar me një takim në bashkësinë e tretë dhe të katërt lokale,

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ditën e sotme e ka filluar me një takim në bashkësinë e tretë dhe të katërt lokale, ku është pritur nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve.

Në adresimin e saj, kryetarja Kusari Lila, ka thënë se këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e Komunës së Gjakovës në katër vitet e ardhshme dhe rrugëtimin e sigurt të Gjakovës drejt zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm.

“Siç edhe keni dëgjuar, ne jemi bërë bashkë si forca politike progresive për t’ju siguruar të gjithë qytetarëve të Gjakovës një të ardhme më të mirë, duke tejkaluar dallimet politike dhe duke vënë në radhë të parë interesin e përgjithshëm të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Nëse në anën tjetër ekziston një grup politik që synim ka vetëm pasurimin e disa individëve, në anën tonë kemi profesionist, njerëz të guximshëm dhe të dëshmuar që Gjakovën ta dërgojnë në pozitën ku ka qenë dasht të jetë shumë më herët. Me 19 Nëntor vota jonë do të jetë goditje përfundimtare ndaj atyre që e kanë shfrytëzuar shpinën e Gjakovës për grupe dhe klane të ngushta, me 19 Nëntor vota jonë do të jetë goditja më e mirë për ata që sot shtetin e konsiderojnë si plaçkë dhe më 19 nëntor është dita kur Gjakova konfirmon rrugën e zhvillimit”, ka thënë ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Banorëve të bashkësisë së tret dhe katër lokale ju është drejtuar edhe deputeti I Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënkryetari I Alternativës, Ilir Deda, i cili ka bërë thirrje për dalje sa më masive në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test