Dy të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se shpërndanin ushqim për vota - Bota Sot
Dy të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se shpërndanin ushqim për vota

Gjakova

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dy të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se shpërndanin ushqim për vota

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:00
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se kanë shpërndarë ndihma në këmbim të votave për zgjedhjet e të dielës.

I kontaktuar përmes telefonit, prokurori i rastit, Ali Uka, tha për KALLXO.com se janë ndaluar dy persona për 48 orë për të vërtetuar dyshimet për shpërndarjen e ndihmave në këmbim të votave.

“Personat me inicialet Xh.R. dhe T.P. dyshohen se kanë organizuar në njërën nga qendrat tregtare të Gjakovë shpërndarjen e gjësendeve ushqimore në këmbim të votave. Pas arrestimit janë gjetur disa lista të emrave dhe disa prova të tjera që dyshohet që shpërndarja e këtyre gjësendeve në kohë fushate është duke u bërë në këmbim të votës”, tha prokurori Uka.

I pyetur nga KALLXO.com se a janë në dijeni se për cilin subjekt politik bëhet fjalë, prokurori Ali Uka tha se ende është herët të flitet për këtë gjë për shkak se të gjitha këto janë ende të pavërtetuara dhe se ende janë në fazën e hetimeve.

Në garë për kryetar të Komunës së Gjakovës në balotazhin e së dielës janë Ardian Gjini (AAK) dhe Mimoza Kusari- Lila (Alternativa).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test