Kusari-Lila: Nuk jam lodra e direktivave

Gjakova

Kusari-Lila: Nuk jam lodra e direktivave

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Pamje nga takimi

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Ponoshec, ku prezantoi angazhimet që janë ndërmarrë në katërvjeçarin e parë për rajonin e Rekes së Keqe, e veçmas për fshatin Ponoshec.

“Bashkërisht, sonte po e konfirmojmë fitoren më 19 nëntor, me avancimin e projekteve të rëndësishme jo vetëm për Rekën e Keqe, por për gjithë Komunën e Gjakovës. Dallimi në këto zgjedhje është i thjeshtë, një bashkim i forcave politike progresive, që objektiv të vetëm e kanë interesin e individëve dhe grupeve të caktuara që ju shërbejnë:, tha Kusari-Lila.

Ajo me këtë rast është zotuar se në mandatin e ri qeverisës do të ketë transparencë dhe llogaridhënie për të gjithë qytetarët.

“Nuk jam lodra e direktivave që i komandojnë tjerët për interesa politike. Ponosheci në #plus4 do të bëhet me shkollën e re, konform kërkesave të banorëve të Ponoshecit”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjatë takimit ishin prezent edhe përfaqësuesit e AKR-së, si pjesë e  koalicionit #bashkëpërGjakovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat