Kusari Lila pjesë e fushatës kundër dhunës në familje në Gjakovë - Bota Sot
Kusari Lila pjesë e fushatës kundër dhunës në familje në Gjakovë

Gjakova

E premte, 15 dhjetor 2017

Kusari Lila pjesë e fushatës kundër dhunës në familje në Gjakovë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 15:32
Kryetarja e Alternatives dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternatives dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga Dega e Alternativës në Gjakovë, ka marrë pjesë në marshin e organizuar kundër dhunës në familje.

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila është shprehur e lumtur që mekanizmin kundër dhunës në familje ka arritur ta bëjë pjesë të institucioneve lokale, duke u kujdesur në vazhdimësi në trajtimin e viktimave të dhunës, por edhe në sensibilizimin e përgjithshëm kundër dhunës ndaj gruas.

"Angazhimi ynë në cilën do pozit që kemi duhet të tregoj përkushtim efikas në parandalimin e dhunës ndaj gruas. Edhe ne këtu sot, por edhe burrat që janë në vendimarrje, duhet të punojmë maksimalisht për elementin e barazisë i cili i sjellë një vlerë tjetër shoqëris sonë demokratike. Bashkë duhet të tregojmë se para Zotit kemi lindur të barabartë dhe para njerëzve dihet të trajtohemi të barabartë", tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i grave "Qeliza", në kuadër të 16 ditëve fushatë kundër dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test