Policia: Po punojmë intensivisht për zbardhjen e rastit të zhdukjes së 15 vjeçarit - Bota Sot
Policia: Po punojmë intensivisht për zbardhjen e rastit të zhdukjes së 15 vjeçarit

Gjakova

E diel, 19 gusht 2018

Policia: Po punojmë intensivisht për zbardhjen e rastit të zhdukjes së 15 vjeçarit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 08:43
Pal Hiseni

(E plotësuar)- Policia në Gjakovë është duke mbledhur informata në lidhje me zhdukjen e 15 vjeçarit Pal Hiseni dje në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj tha për KP se po punohet intensivisht për zbulimin e këtij rasti dhe se Policia I ka dhënë prioritet që sa më shpejt të ndriçohen rrethanat dhe arsyet e zhdukjes.

“I kemi intervistuar familjarët e të miturit, dëshmitarët dhe të gjithë ata që mund të na ndihmojnë që rasti të zbulohet sa më parë”, tha Podrimaj.

Sipas saj Pal Hiseni është raportuar se është zhdukur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”.

Për gjetjen e 15 vjeçarit ka kërkuar ndihmë edhe familja e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas tyre ai ka humbur kontaktin me ta dhe më nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Zhduket i riu nga Gjakova, familja ka një apel për të gjithë ata që e kanë parë këto ditë

Një i ri nga Gjakova është zhdukur që nga dita e djeshme. Familja nuk di asgjë për të.

Që nga ora 12 e 40 e ditës së djeshme, Pal Hiseni nuk i është lajmëruar familjes.

Motra e tij ka një apel për të gjithë ata që e kanë parë djaloshin në foto.

Nëse dikush e ka parë Palin nga kjo kohë, Dorentina motra e tij lutet që të lajmërohen në numrin e telefonit 044 123 410.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test