Babai i djalit të zhdukur në Gjakovë jep detaje të reja për rastin - Bota Sot
Babai i djalit të zhdukur në Gjakovë jep detaje të reja për rastin

Gjakova

E enjte, 22 shkurt 2018

Babai i djalit të zhdukur në Gjakovë jep detaje të reja për rastin

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:08
Nik Hiseni dhe djali

Nik Hiseni është babai i djalit të zhdukur dje në Gjakovë, Pal Hiseni i moshës 15-vjeçare. Babai i tij ka dhënë detaje duke thënë se para se të shkonte djali i tij në shkollë është zhdukur.

“Dje në orës 12:00 të ditës, gruaja e ka sjellë deri në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’, dhe aty është ndalur te një qebaptore për të ngrënë drekë, kurse gruaja ka vazhduar për në shtëpi”, rrëfen ai.

“Djali ka pasur për të shkuar në shkollë në orën 13:00 në vitin e parë në gjimnaz. Në 12:33 minuta, sipas policisë, telefoni i tij është ndalur dhe nuk kemi asnjë kontakt”, ka shtuar ai.

Ai thotë se ka biseduar me të gjithë baballarët e shokëve të tij, dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë të re.

Por, siç tregon ai, nga kamerat e qebaptores ku djali i tij Pali kishte ngrënë bukë, ka qenë aty deri në orën 12:30, dhe pasi ka dalë prej aty, është zhdukur.

“Ne kemi shkuar dhe i kemi parë kamerat, në 12:30 minuta ka dalë prej qebaptores dhe prej atij momenti nuk është parë”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë se policia është duke u munduar maksimalisht, por deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test