Norvegjia premton bashkëpunim të ngushtë me komunën e Gjakovës - Bota Sot
Norvegjia premton bashkëpunim të ngushtë me komunën e Gjakovës

Gjakova

E premte, 17 gusht 2018

Norvegjia premton bashkëpunim të ngushtë me komunën e Gjakovës

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 17:12
Pamje nga takimi

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha sot se shteti i tij ka projekte interesante për rajonin e Gjakovës dhe shfaqi shpresën që këto projekte të shtyhen përpara falë një bashkëpunimi të ngushtë të komunës së Gjakovës dhe ambasadës norvegjeze në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Diplomati norvegjez tha se Norvegjia e ka ndihmuar Kosovën për shumë vite ndërsa kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit është biseduar për shumë tema të rëndësishme në nivelin qendror, por fokusi kryesor ka qenë mbi zhvillimet aktuale në nivelin lokal, idetë, planet dhe projektet konkrete të kryetarit Gjini dhe qeverisjes lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test