Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës - Bota Sot
Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës

Gjakova

E hënë, 28 maj 2018

Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:50
Ardian Gjini

Komuna e Gjakovës ka hedhur poshtë akuzat e Alternativës, duke thënë se pretendimet e kësaj partie për parregullsi në komunë janë të pabaza.

Në një reagim për media, Komuna e Gjakovës njofton se sa i përket kontratave për të punësuarit në qendër informative, ju njoftojmë që kjo kontratë ka përfunduar me 31 dhjetor 2017 ku shpenzimet për atë zyrë janë mbuluar nga UNDP dhe këta të fundit nuk e kanë pasur të paraparë vazhdimin e projektit.

Në zyrën e kryetarit nuk shërbehet alkool në asnjë rrethanë dhe as që pihet duhan përpos në një kthinë të mbyllur. Prej datës 18 dhjetor 2017 kur kryetari Gjini e ka pranuar detyrën, nuk janë dhënë leje dhe as që ka nisur ndonjë ndërtim pa leje.

“Aq më tepër leja për ndërtim "prapa hotelit" është dhënë në shtator të vitit 2017. Edhe tejkalimet e ndërtimeve, pa asnjë përjashtim, kanë ndodhur para dhjetorit 2017. Të gjitha këto objekte do t'i nënshtrohen rigorozisht ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Komuna e Gjakovës do t'i publikojë edhe dokumentet përcjellëse për datat e lëshimit të lejeve”, thuhet në reagim.

Kryetari i komunës së Gjakovës nuk ka marrë asnjë vendim të asnjë lloji për anulimin e cilido rast të banimit social dhe se komuna do të jetë tepër e kujdesshme në alokimin e këtyre banesave.

Po ashtu thuhet se asnjë këshilltar nuk është emëruar në zyrat e drejtorëve, funksion i tillë në komunë nuk ekziston.

Komuna e Gjakovës thekson se nuk ka kurrfarë projekti për stadiumin e qytetit, ndërsa çështja e shefit të personelit në QKMF është sqaruar nga kryetari Gjini në mbledhjen e Asamblesë të mbajtur më 5 janar 2018.

Kryetari i komunës, Ardian Gjini, gjatë javës do t'iu drejtohet qytetarëve të komunës për gjendjen në komunë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test