Tragjedia në Dol të Gjakovës, 45 vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e babës - Bota Sot
Tragjedia në Dol të Gjakovës, 45 vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e babës

Gjakova

E hënë, 21 maj 2018

Tragjedia në Dol të Gjakovës, 45 vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e babës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:03
Ilustrim

Zgjodhi varrin e babës që t’i jap fund jetës. Kolë Marku 45 vjeç nga fshati Dol në Komunën e Gjakovës, mëngjesin e së shtunës, vrau vetën duke pirë acid. Ai u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij i cili kishte ndërruar jetë vite me parë. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 3 fëmijë. Më i madhi 15 vjeç. Familja thotë se nuk i di motivet që shtynë 45 vjeçarin t’ia merrte jetën vetës.

Dhjetëra njerëz mëngjesin e së martës ia kishin mësyrë shtëpisë së Kolë Markut ku jeton familja e tij për të shprehur ngushëllime. Kjo pasi që 45 vjeçari, mëngjesin e së shtunës i dha fund jetës duke pirë acid.

Gazeta Express, të martën, ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit Kolë Maraj ku familjarët kanë rrëfyer për momentin kur e kanë gjetur 45 vjeçarin të vdekur.

Marku, zgjodhi varrin e babait i cili i kishte vdekur vite më parë që t’i jepte fund jetës. Por para se ta kryente këtë akt, i ndjeri kishte telefonuar gruan dhe djalin për t’ia kumtuar lajmin se e ka ndërmend t’i jepte fund jetës duke u treguar lokacionin se ku planifikonte ta kryente vetëvrasjen. E ka qenë vet djali i tij 15 vjeçar i cili e ka gjetur babanë e vdekur në varreza.

Kështu ka thënë vëllai i të ndjerit, Viktor Marku. Thotë se vëllai i tij nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e as nuk kishte pasur probleme. E përshkruan si një njeri të qetë dhe mjaft familjar.

Viktori, vëllai i të ndjerit thotë se ende nuk i di motivet që e kanë shtyrë atë të krynte aktin e vetëvrasjes.

“Vëllai i ka pas i ka pas 45 vjeç. Nuk ka pas ndonjë problem. Nuk ka qenë i shqetësuar apo depresiv. Ai ka ba vetëvrasje tek varri i babës. Ai para se ta kryente aktin e ka lajmëruar familjen, gruan dhe djalin, edhe kur kemi shku na e kemi gjet pa shenja jete”, rrëfen vëllai i të ndjerit. 

Ai thotë se ka qenë vet vëllai i tij ai i cili e ka lajmëruar familjen se do të bënte vetëvrasje. U kishte treguar edhe lokacionin se ku e kishte ndërmend të bënte një gjë të tillë. 

“Pasi që na ka lajmëruar kemi shkuar pastaj unë edhe djali i tij, djali im edhe e kemi gjete”. Por Viktor Marku tregon se i ndjeri kishte pasur probleme me pijen. Madje tek vendi ku është kryer vetëvrasja është është gjetur edhe një shishe me birrë. 

“Kola ka punu këtu me neve, me punë të shtëpisë. Ai ka pi”, thotë ai.

I ndjeri ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë. Më i madhi 15 vjeç.

Ndërkohë Policia e Kosovës është duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Vdekja është konstatuar si e dyshimtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test