Nisin proceset tenderuese për Lotin 1 të qarkores së qytetit të Gjakovës - Bota Sot
Nisin proceset tenderuese për Lotin 1 të qarkores së qytetit të Gjakovës

Gjakova

E mërkurë, 20 qershor 2018

Nisin proceset tenderuese për Lotin 1 të qarkores së qytetit të Gjakovës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:42
Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës ka organizuar sot sesion informues me operatorët ekonomikë për projektin e qarkores së qytetit të Gjakovës, Lotit të parë, projekt ky i cili pritet të nisë gjatë këtyre ditëve.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky është projekt i përbashkët e komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe është tenderi më i madh që është hapur ndonjëherë nga komuna e Gjakovës.

Ai ka shtuar se ky bashkëpunim nuk do të përmbyllet me kaq, sepse projektet infrastrukturore në komunën e Gjakovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Loti i parë i këtij projekti përfshinë segmentin nga lokacioni “Ura e Nakarades”, deri tek rreth rrotullimi në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Bujar Roka”, për të vazhduar më tej me lotet e ardhshme, që përfshijnë segmentin në mes të lokacioneve “Ura e Nakarades” dhe “Pika e Zeze” si dhe vazhdimin e rrugës “Bujar Roka” në drejtim të Shkugëzit dhe Rekës së Keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test