Reshitaj në Gjakovë: trajtimi i ujërave të zeza prioritet qeveritar - Bota Sot
Reshitaj në Gjakovë: trajtimi i ujërave të zeza prioritet qeveritar

Gjakova

E hënë, 24 shtator 2018

Reshitaj në Gjakovë: trajtimi i ujërave të zeza prioritet qeveritar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:35
Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Komunë e Gjakovës.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Komunë e Gjakovës.

Projekt ky që po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë dhe asaj t  Zvicrës.

Ministrja Reshitaj pasi falënderoi donatoret për përkrahjen deklaroi se impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura janë bazë infrastrukturore për një mjedis ujor më të pastër, prandaj përmirësimi i gjendjes teknike dhe qëndrueshmëria financiare e tyre do të trajtohen me kujdes të veçantë.

“Gjendja aktuale e trajtimit të ujërave të ndotura në Republikën e Kosovës, është në fazën e investimeve të vazhdueshme, duke filluar nga studimet  e fizibiliteteve për shtatë qendrat e mëdha urbane, vazhduar me vendbanime më të vogla, deri te qendrat e bizneseve deklaroi ministrja Reshitaj.

Reshitaj ne fund vlerësoi se ky projekt do të ndikojë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Gjakovës si një zonë me vlera të larta natyrore, e cila me një menaxhim efikas të ujërave të ndotura do të bëhet shumë më atraktive për investime në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e turizmit si një qytet me traditë të vjetër qytetare.

Pas ministres Reshitaj me fjalë rasti u paraqiten edhe ambasadoret e Gjermanisë e Zvicrës Christian Heldt, Jean-Hubert Lebet si dhe Roland Siller nënkryetar i Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW.

Që të tre u shprehen të kënaqur për fillimin e këtij projekti duke vlerësuar se me këtë projekt do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në Gjakovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe kryetari i Komunës se Gjakovës Ardian Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test