(E plotësuar) - “Shpërthim eksploziv me pasja fatale”, kështu është iniciuar rasti për vrasjen e sotme të Haxhi Ahmetit 61-vjeç nga Smolica e Gjakovës. Deri më tani asnjë i arrestuar për eksplozivin që të moshuarit iu montua në derë të shtëpisë.
“Sot me datë 14. 10. 20218 në ora 08:00 Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit ka marr informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës ka shpërthyer një mjet eksplozivi. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës H A. 61 vjeçar K/Shqiptar i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë për këtë rast.
Aty theksohet se të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vend të ngjarjes se bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga PTH e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intenzivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast.
***
61 vjeçari Haxhi Ahmeti ka mbetur i vdekur sot para shtëpisë së tij në fshatin Smolicë të Gjakovës.
Policia duke dhënë detajet e fundit për këtë rast, njofton se viktima ka ndërruar jetë para shtëpisë së tij ku ka shpërthyer mjeti eksplodues.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka konfirmuar se mjeti shpërthyes që ia ka marrë jetën 61 vjeçarit ka qenë i montuar në derën e oborrit të shtëpisë së viktimës.
Jozyrtarisht është thënë se eskplozivi ka qenë i montuar në kutinë e postës dhe se është aktivizuar me telekomandë.
“Të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intensivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast”, thuhet në kumtesën e policisë.
Brenda kësaj familje ekziston edhe një histori po aq e trishtë sa kjo e sotmja. Më 2013, djali i Haxhiut, Ali Ahmeti, u vra nga axha i tij. Djali i viktimës së sotme ishte 29-vjeç.