Katër jetë: Historia dhjetëvjeçare e shqiptarit që çmendi gjermanët

Gjermania

Katër jetë: Historia dhjetëvjeçare e shqiptarit që çmendi gjermanët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 korrik 2016 Në ora: 07:17
Perosni për të cilën rrëfet ngjarja

Takimi në mars 2015 mes autoriteteve të emigracionit në Gjermani dhe Roberto B. shkoi me kontrollet dhe pyetjet rreth identitetit të tij. Kishte letërnjoftim italian dhe si i tillë edhe të drejtë pune. 28 vjeçari fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe dukej bjond simpatik, shkruan në fillim magazina gjermane, Der Spiegel, botimi i shtypur.

Megjithatë disa ditë më vonë, Roberto B. u thirr përsëri nga autoritetet e emigracionit dhe më pas nga Prokuroria. Problemi qëndronte se numri serik i letërnjoftimit të tij, i ishte dhënë një italiani tjetër. Dokumentin e kishte të falsifikuar.

Në fakt italiani i rremë quhej Berat B. dhe vinte nga Gl­lo­goc, një vendbanim i vogël pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ai dukej me fat dhe kishte gjetur jetën në Gjermani.

Para dhjetë viteve kishte emigruar në Gjermani me ndihmën e një trafikanti, ku pas disa peripecish ndërtoi jetën e re. Gjeti punë, së fundi te një firmë transporti të automobilëve në Rhein­land. Të gjithë ishin të kënaqur me të: ishte profesional, i koncentruar dhe e zotëronte mirë punën.  Ai ishte i siguruar në AOK , kishte një vendbanim dhe një të dashur. Pra te ai funkcionoi integrimi i suksesshëm, përcjell botasot.info.

Megjithatë Berat B., tani duhet të dëbohet. Siguria e tij nuk vlen dhe punëdhënësi nuk ia zgjat kontratën për shkak të falsifikimit të dokumentave. Ai prishi lidhjen edhe me të dashurën për të njëjtën arsye të gënjeshtrës, duke u dashur të paguajë 4000 euro.

Si ishte jeta e tij me këto identitete të rreme?

Nuk është hera e parë që Berati ka jetuar me një identitet të rremë. Në dhjetë vitet e tij në Gjermani, ai ndërroi katër herë emrin, në katër qytete të ndryshme dhe gjithmonë me një punë të re. Çdoherë kur ndodhej përpara dëbimit, ndryshonte adresë e identitet.Në fillim të qershorit Berati qëndronte i ulur në një kafe në veri të Gjermanisë. Ai ishte dakord të tregojë historinë e tij dhjetëvjeçare, sesi një emigrant ekonomik i shpëtoi dëbimit për dhjetë vjet me rradhë. Pasi ai nuk u largua nga një zonë luftarake, por nga Kosova që nuk kishte perspektivë.  Firma e babait të tij bankrotoi dhe në 2006 mori odisenë e udhëtimit përmes rutës ballkanike, në Austri, mbi Wie­sen dhe Fel­der, mbi kufijtë e gjelbër deri në Vjenë. Më pas shkoi pa problem në Gjermani ku filloi të ndërtojë ekzistencën ilegale.

“Herën e parë vizitova Gjermaninë në 1993, atëherë 6 vjeç, pasi familja ime ishte kërcënuar nga ushtarët serbë,” thotë Berati. “Jetonim në Kampet e Azilit, më pas në Dortmund e Remscheid.”

'Tradhtari' i Kosovës

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai u largua vullnetarisht nga Gjermania në 2000. “Ne u kthyem në një vend të shkatërruar, në një shtëpi pa rrymë e pa ujë. Isha 13 vjeç dhe i huaj në vendlindje. U cilësova si “tradhtar” në shkollë, pasi u arratisëm nga lufta dhe e pash menjëherë se në asnjë mënyrë nuk mund të krijoja të ardhme në Kosovë.”

Tani Berati nuk ndoqi gjurmët e të atit për azil. Pagoi 3500 euro një trafikanti, 800 euro për një letërnjoftim të rremë italian me emrin Luca M. i lindur në Genua dhe u largua nga Kosova.

Familja e Beratit është e madhe dhe e shpërndarë - gjithashtu edhe në Gjermani. Fillimisht shkoi te kushëriri në Essen që punonte në një piceri. Fillimisht punonte ilegalisht, me shpresë për t’u “legalizuar” në të ardhmen. Por sa më shumë kalonin vitet, aq më tepër e kuptonte se nuk kishte ura lidhëse mes jetës së tij dhe legalitetit. “Më pas e bëra emrin Luca M. dhe me identitetin e ri fitova shumë para sëbashku me tre bashkëkombas, të cilët gjithashtu jetonin ilegalisht.” Por letërnjoftimi i tij ishte i dyfishtë pas në Genua kishte një italian me emrin Luca M.

Pasi një përleshje në lokalin e tij ku punonte si kamarier, erdhi policia dhe bëri kontrolle të imtësishme. Atëkohë për Beratin u bë e qartë, të mos shkonte më kurrë në shtëpinë me qira dhe të ndryshonte identitetin.

Letërnjoftimi numër 2!

Tani mori rolin e shqiptarit nga Shqipëria, Sha­la G., ku letërnjoftimi i kushtoi 1200 euro. Në 2010 ai u sëmur rëndë nga mushkëritë, ku spitali nga kontrollet rutinë pa që numri i kartës së sigurimit AOK, përputhej me të një personi tjetër. Mjekët lajmëruan policinë por Shala G. u arratis dhe shpëtoi për herë të dytë. Kësaj here u fsheh të kushëriri me gjashtë fëmijë. Kjo kohë pa dokumente dhe në fshehje zgjati nëntë muaj dhe rruga e vetme për gjetjen e punës ishte: falsifikimi i mëtejmë i identitetit.

“Nuk dëshiroja askush të më fuste para në kuletë.” Me ndihmën e bandave të Napolit, ai u bë Ro­ber­to B., i lindur në Romë, 25. Mars 1987. Filloi punë në një Irish Pub të Wuppertalit,  dhe u siguria në AOK. Askush se vërejti se ai mezi fliste italisht, bile këto pjesë të jetës ishin më të mirat të Beratit. Megjithatë pas një kohe ai gjeti punë në industrinë automobilistike me 3300 euro në muaj. Këtu filluan dyshimet e para për identitetin e tij, duke u arrestuar pas kohës së provës.

Ai mori rrugën e Rem­scheid, në vendin ku shkeli përpara 20 viteve dhe ku ndërpreu shkollën fillore. Bota kishte ndryshuar dhe çdo gjë shkonte sipas planit. Ai u dashurua me një gjermane me origjinë afgane dhe ishte gati për martesë. S’kishte frikë: Ndjehej gjerman! 2,5 vjet zgjati ëndrra e rrejshme e jetës legale. Derisa autoritetet zbuluan se numri serik përsëritej në dokumentin e tij. U alarmua Prokuroria. Dhe ja ku është fundi. Ai ndodhet ngushtë përpara ligjit që i ishte shmangur dhjetë vjet. Nuk dëshiron as riatdhesimin siç bëri i ati. Mori një avokat dhe pasaportën e Kosovës, por në fakt nuk ka vlerë në Gjermani. Nuk funkcionoi me identitetin e tij të vërtetë. Kishte edhe një shpresë. La një takim me autoritetet e emigracionit. Kishte gjetur një grua gjermane me origjinë nga Kosova. Ajo do martohet menjëherë me mua, tha Berati për herë të fundit me Der Spiegel. Hëpërhë martesa u shty për arsye të pakuptimta. Prej atëherë Berat B. humbi gjurmët …/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat