Gjermani: Dogji kampin e azilit, shqiptari nga Kosova gjithmonë e më shumë dyshues

Gjermania

Gjermani: Dogji kampin e azilit, shqiptari nga Kosova gjithmonë e më shumë dyshues

Nga: Fitim Dika Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:10
Kampi i azilit

Në fund të gushtit 2015 ju vu zjarri një kampi të azilkërkuesve në Aue-Alberoda, Gjermani. Si dyshuesi kryesor është cilësuar shqiptari 22 vjeçar nga Kosova, shkruan freiepresse.de. Gjykata nuk ka argumente të fuqishme për ta shpallur të fajshëm, megjithatë deklaratat kontraverse të shqiptarit kanë bindur më shumë trupin gjykues për fajësinë.

Ngjarja e zjarrvënies ndodhi në 26 dhe 27 gusht 2015, ku 240 azilkërkuesit u ndodhën në gjendje të vështirë. Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë llogaritur në 29.500 euro, përcjell botasot.info.

“Unë nuk e kam bërë,” thotë shqiptari me anë të përkthyesit. “Kam fjetur deri në orën 10.00 të datës 28 gusht.” Por punonjësit e kampit e kanë parë atë në kontenjerët e objektit, duke folur në telefon. 22 vjeçari gjithashtu ka mohuar se ka disponuar një mjet komunikimi.


Gjyqi ndaj tij vijon, por gjasat për t’u dënuar janë të mëdha./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat