Neumünster: Lokalizimi i I-pad futi në kurth plaçkitësit shqiptarë

Gjermania

Neumünster: Lokalizimi i I-pad futi në kurth plaçkitësit shqiptarë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:11
Ilustrim

Zhvillimi teknologjik i I-pad dhe I-Phone ka bërë që shumë plaçkitës të arrestohen nga policia, për shkak se mund të lokalizohen. Kjo ka ndodhur me dyshen shqiptare, 25 dhe 27 vjeç, shkruan gazeta gjermane shz.de, duke u bazuar në thënien e zëdhënësit të policisë Rainer Wetzel.

Çifti shqiptar kishte grabitur në tërë Gjermaninë, sende me vlerë elektroteknike, stoli ari e monedha të gatshme. Ndërsa vjedhja e fundit e tyre në 12 korrik, Rendsburg-Eckernförde e një I-padi mund të lokalizohej lehtë nga policia, që tregoi se ata ndodheshin në një hotel të Hamburgut, përcjell botasot.info. Atyre ju sekuestruan 2000 euro dhe u dërguan menjëherë në gjykatën e Neumünster.

Ata dyshohen për sëpaku dhjetë grabitje, prej të cilëve gjashtë në Neumünster (pjesë edhe të Rendsburg-Eckernförde) dhe katër në Niedersachsen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat