Qyteti gjerman lufton për futbollistin shqiptar: 'Ai duhet të qëndrojë'

Gjermania

Qyteti gjerman lufton për futbollistin shqiptar: 'Ai duhet të qëndrojë'

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 13:08
Bujar Krasniqi

Bujar Krasniqi qëndron i ulur dhe është i veshur me tuta. 27 vjeçari azilkërkues nga Kosova tregon përpara autoriteteve gjermane se çështja e tij është për “jetë a vdekje.” Nëse kthehem në fshatin tim, shqiptarët do më vrasin, thekson ai për ndr.de. Ai momentalisht jeton në Lensahn (Rrethi Ostholstein).

Frikë nga gjakmarrja

Para dy vjetësh vëllai i tij qëlloi për vdekje një shqiptar në Kosovë. Familja e Bujarit kishte shtrirë dorën e pajtimit, megjithatë familja e viktimës kishte thënë se “gjaku lahet me gjak”. Prej atëherë Bujari dëshiron të jetë “sa më larg nga vëllai.”

Ai pagoi 2000 euro trafikantëve dhe shkoi nga Kosova në Serbi, përmes Hungarisë në Austri dhe më pas në Dortmund të Gjermanisë. Në këtë të fundit ai u ndodh në prill 2014, duke kërkuar azil, përcjell botasot.info. Momentalisht jeton në një apartament me afganin Omar Madjedi. Ata përgatisin sëbashku dhe shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Mjaft mirë i integruar

Ai flet rrjedhshëm gjermanisht dhe është i integruar. Përndryshe aktivizohet edhe me klubin gjerman TSV Lensahn, dhe ka fituar shumë mbështetës me hashtagun #Bujarmussbleiben (#Bujariduhettëqëndrojë). “Aktivizimi im në klubin gjerman ishte bekim.” Shumë qytetarë janë solidarizuar me të.

Kjo mund ti ndihmojë, por fati i tij varet nga gjykatësi, që do thotë fjalën e fundit nëse do qëndrojë ose jo më në Gjermani. “Bëhet fjalë për anën njerëzore,” thotë në fund Bujari, që nuk e dijë fatin e së ardhmes./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat