Media gjermane: Terror ndaj romëve dhe shqiptarëve

Gjermania

Media gjermane: Terror ndaj romëve dhe shqiptarëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2016 Në ora: 12:31
Kisha në Regensburg

Lajmi për ngujimit e refugjatëve kryesisht romë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në kishën gjermane të Regensburg, vijon të analizohet nga mediat gjermane. Së fundi e majta, scharf-links.de, ka shkruar se trajtimi ndaj romëve dhe shqiptarëve është cilësuar si akt terrori, përcjell botasot.info.

Artikulli fillon me arrestimit e romit Isen Asanovski, të hënën e kaluar, dhe në të njëjtën ditë edhe të një shqiptari nga Shqipëria.

Rezymeja e ngjarjes

Në 5 korrik 45 persona, kryesisht romë, brenda një jave u ngujuan në kishën e Regensburg, si protestë për mos riatdhesim. Ata kërkuan azil kishtar, përkundër që Kisha në fakt nuk mund të japë një azil të tillë. Ngjarja ishte dramatike pasi shumë prej tyre ishin foshnja që kërkonin trajtim mjekësor./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat