Shqiptari i alkoolizuar pështyn policin gjerman

Gjermania

Shqiptari i alkoolizuar pështyn policin gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2016 Në ora: 12:37
Ilustrim

Është arrestuar një keqbërës shqiptar, 22 vjeçar në kampin e refugjatëve të LEA në rrugën Felsstraße (Karlsruhe), shkruan focus.de. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17.50, pasi shqiptari akuzohej për vjedhje. Në momentin kur pa ardhjen e forcave të rendit, tentoi të arratiset por pa sukses, përkundër që gjatë arrestimit ishte treguar harbut.

Edhe gjatë transportimit në burg, kishte pështyrë në fytyrë policin, përcjell botasot.info. Më vonë u verifikua se gjatë asaj kohe kishte qenë nën efektin e alkoolit. Prokuroria ka marrë në shqyrtim rastin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat