Limburg: 33 vjeçari shqiptar arrestohet me sasi të mëdha droge

Gjermania

Limburg: 33 vjeçari shqiptar arrestohet me sasi të mëdha droge

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2016 Në ora: 13:37
ilustrim

Gjatë kontrolleve rutinë të policisë së qarkullimit rrugor në Limburg, magjistralja A3, erdhi deri te zbulimi i një rrjeti trafikantësh. Policia gjermane fillimisht ndaloi veturën me regjistrime italiane, por me shofer shqiptar. 33 vjeçari i deklaroi policisë se udhëtonte për ti vizituar miqtë në Niederlanden, që ngjalli dyshime. Forcat blu i bënë testin e drogës, ku rezultoi pozitiv. Më pas u bënë kontrolle të imtësishme në veturë, ku erdhi deri te gjetja e sasive të mëdha të kokainës me vlerë 150.000 euro, përcjell botasot.info lajmin e ffh.de. Krahas saj, shqiptarit ju sekuestruan edhe 1000 euro para kesh.


33 vjeçari momentaloisht ndodhet në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat