Viktimat e Munihut: Homazhi i shoqatës "Yjet e Kosovës", pasqyrohet te mediat gjermane

Gjermania

Viktimat e Munihut: Homazhi i shoqatës "Yjet e Kosovës", pasqyrohet te mediat gjermane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 09:38
Homazhet

Shoqata shqiptare “Yjet e Kosovës e V.”, të dielën rreth orës 17.30 kanë ndezur qiri te sheshi Emmendinger pas ngjarjes shokuese të vrasjes së nëntë personave nga gjermano-iraniani David Ali Sonboly.

“Ne jemi të gjithë të shokuar dhe pikëllimi ynë na ka sjellur këtu,” tha Betim Musa, nga shoqata “Yjet e Kosovës”. Viktima 20 vjeçare Diamant është farefis me Syle Memeti Walter nga Emmendingen. „Nëna e Diamantit është kushërirë me nënën time“, tregon ai për regiotrends.de.

Image

Në organizimin e tyre në përkujtim të viktimave të së premtes, kanë marrë pjesë rreth 40 persona, mes të cilëve edhe Sadik Halilaj, Avdi Lushaku, Zymer Gecaj, Skender Velija dhe Buja Rrecajsi përfaqësues i shoqatës, përcjell botasot.info. “Zemrat tona na orientuan këtu,” tha themeluesi i shoqatës Tahir Shabani, shkruan mes tjerash edhe gazeta tjetër gjermane Badische Zeitung. “Nizza, Würzburg, tani München – kjo është shumë. Shpresojmë që këto sulme të mos përsëriten.” Ai në fund shtoi se ky përkujtim nuk është vetëm për tre shqiptarët e vrarë, por për të gjithë. Pasi të gjithë njerëzit janë të barabartë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat