Arsimi ndërton ura miqësie

Gjermania

Arsimi ndërton ura miqësie

Nga: Xhevat Muqaku Më: 25 korrik 2016 Në ora: 09:54
Foto nga aktiviteti

Iniciativën e znj. Kerstin Zielosko- Labonte, zyrtare në Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në  Baden-Württemberg  dhe z. Imer Lladrovci Konsull (tani në Vienë), të vitit 2013 " Përmes arsimit ndërtojmë ura miqësie", e përcjellin rezultatet e ndërsjella.

Projekti i bashkëpunimit për shkëmbimin e praktikave në mësim dhënje në mes të R. së Kosovës dhe R. së Baden-Württemberg- ut në Gjermani, ka filluar në Konsullatën e R. së Kosovës në Stuttgart.

Vazhdon të përkrahet fuqimisht nga MASHT në Kosovë dhe Ministria për Kultur Rini e Sport në Baden-Württemberg/Gj.

Në vitin 2013 një delegacion nga Baden-Württemberg-u vizitoi Kosovën dhe u mirëprit nga zv. Ministri i MASHT të Kosovës- Nehat Mustafa.

Takimet kanë vazhduar me Kryetarin e Drenasit- Nexhat Demaku, me ministrin e Diasporës- Ibrahim Makolli dhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këto vizita të punës ka filluar të ralizohet projekti i bashkëpunimit në mes të R. së Kosovës dhe R. Së Baden-Württemberg- ut.

Ky Projekt që është nisur nga Konsulli Imer Lladrovci dhe zyrtarja e lartë Kerstin Zielosko-Labonte, ka gjetur mbështetjen edhe nga zv. Presidenti i Parlamentit Evropian- Rainer Wieland i cili në janar të këtij viti e vizitoi Kosovën dhe shkollat që jan të involvuara në këtë Projekt.

Këto ditë, në kuadër të këtij projekti arsimor, qëndruan dhe u sistemuan në familjet mikpritëse dhe në shkollat gjermane në qytetet Engen dhe Stuttgart/Ostheim për dy javë rresht, nxënësit e dy shkollave të Kosovës.

Unë isha prezent në dy takime mbreslënëse, me nxënësit e gjimnazeve;  të qytetit të Engen-it dhe " Gjergj Kastrioti Skënderbeu" të Drenasit, me nxënësit e shkolles fillore dhe reale të  Stuttgart/ Ostheim dhe të SH.F. M. U. "Hil Mosi" - të Jabllanicës së vogël/Pejë në ndërtesën e qytetit të vjetër në Engen, përkatësisht  në ndërtesën e parlamentit europian në Strassburg.

Me këtë rasti ju shtrova pyetje nxënësve, përfaqësueses së MASHT të Kosovës- Shpresa Hyseni, profesoreshës Sadete Nika, mësueseve; Shqipe Garaj-Berisha, Shpresa Podrimqaku,  drejtorëve; Tomas Umbscheiden, Riza Mujaj, Gerhard Menrad,  përfaqësuesve të shoqatës "Education Unlimited e.V" ; Kerstin Zielosko-Labonte dhe Reinhard Frisch, kryetarit të komunës së Engen-it Johanes Moser dhe zv. Kryetarit të parlamentit europian në Strassburg- Rainer Wieland.

Gjatë takimit të përzemërt që këta dy të fundit organizuan, ju dha mbështetje e fuqishme projektit arsimor të lartpërmendur.

Edhe kësaj radhe, kryetari i qytetit Engen- Johanes Moser dhe Zv.Presidenti i Parlamentit Evropian- Rainer Wieland përgëzuan të gjithë ata që kontribuan për këtë Projekt. Në veçanti znj.Kerstin Zielisko- Labonte, Konsullin Imer Lladrovci, sportistin Luan Krasniqi, nxënësit, familjet e tyre dhe mesimdhënësit për gjithë angazhimin në këtë Projekt që për çdo vit po merr përmasa më të  mëdha dhe uruan që ky Projekt të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Projekti është zhvilluar me vizita të ndërsjellta të nxënësve nga Kosova dhe nxënësve të shkollave në Baden-Württemberg, në vitet:  2014, 2015, 2016 dhe do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

" Education Unlimited e.V", është shoqatë jo fitimprurëse që prioritet ka dialogun dhe nxitjen e arsimit profesional të rinisë dhe studentëve.

Qëllimi kryesor është që  përmes dialogut dhe njoftimit të ndërsjellët për kulturën, jetën, mësimin dhe punën, të promovohet arsimi dhe trajnimi profesional.

Drin Podrimqaku është  njëri prej  të rinjëve të Drenasit që do të filloj këtë vit trajnimin profesional.

Në veçanti inkurajohet dialogu dhe rrjetëzimi i të rinjve, mësimdhënësve, dhe mentorëve  në kontinentin evropian.

Nxënësit, përfaqësuesja e MASHT të Kosovës, mësimdhënëset, posaqërisht drejtorët dhe përfaqësuesit e shoqatës " Education Unlimited e.V ", reflektuan knaqësinë për Projektin,  por edhe gatishmërinë që në të ardhmen Projekti të pasurohet edhe në rrafshin e mësimdhënësve.

Në vitin 2017 vizita e radhës, shkollave, familjeve dhe Kosovës pasohet nga nxënësit dhe mësimdhënësit e qyteteve Engen dhe Stuttgart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat