Shqiptari nën efektin e alkoolit sulmon me byrryl policin gjerman

Gjermania

Shqiptari nën efektin e alkoolit sulmon me byrryl policin gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Policia gjermane ka punuar jashtë orarit në javën që lamë pas dhe kjo mjafton të përmendim rastin e sulmit me sëpatë nga afgani 17 vjeçar në ëurzburg, vrasja e nëntë civilëve, kryesisht të ri në Munih nga gjermano-iraniani David Sonboly si dhe sulmi i djeshëm kamikaz nga një sirian që plagosi 12 veta në Ansbach.

Megjithatë në pozitë të palakmueshme forcat gjermane kanë qenë edhe ndaj katër alarmimeve, që përkundër që rezultuan jo edhe aq të rënda, në momentin që ndodhën e vunë në vështirësi policinë.

“Të dielën pak përpara sulmit në Ansbach, në Ostbahnhof (Munih) një 22 vjeçar i alkoolizuar nga Kosova u dyshua se dispononte një armë zjarri pa leje, pasi edhe gjithmonë bërtiste zëshëm "Beretta", një firmë italiane e prodhimeve të armëve,” shkruan tz.de. “Polici e ndaloi për ta kontrolluar, ku nuk ju gjet asnjë armë, megjithatë 22 vjeçari e goditi me byrryl njërin nga policët. Kjo mjaftoi që ai të dërgohet në “arrest me burg”. Ai ishte 0.92 promil alkool në gjak,” përcjell botasot.info.

Sulme të tjera të ngjashme ndaj forcave blu në Bavari u regjistruan të dielën nga një polak 24 vjeçar dhe një gjerman 29 vjeçar, ndërsa të shtunën kreu një iraken në Dachau. Të tre janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat