Gjermani: Një e treta e azilkërkuesve të larguar vullnetarisht janë nga Shqipëria

Gjermania

Gjermani: Një e treta e azilkërkuesve të larguar vullnetarisht janë nga Shqipëria

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 gusht 2016 Në ora: 16:51
Ilustrim

Sipas informacioneve të gazetës gjermane Neue Osnabrücker Zeitung, numri i personave të dëbuar nga Gjermania , por edhe të kthyerve nga kufiri gjatë 2016 është disa herë më i madh në krahasim nga vitet tjera. Kjo për arsye se në shtator 2015 filluan kontrollet kufitare në Gjermani, nga ku 10.629 persona nuk janë lejuar brenda gjashtëmujorit të parë të futen në vend, kryesisht sirianët, afganët dhe irakenët përcjell botasot.info. Gjithashtu numri i refugjatëve të dëbuar është i madh dhe arrin në 13.743. Këta të fundit janë kryesisht nga Ballkani perëndimor (75 përqind). Sa u takon regjioneve gjermane numri më i madh i të dëbuarve është nga Nordrhein-Westfalen, 2625, ndjekur nga Bayern (1827) dhe Baden-Württemberg (1749).

Të riatdhesuarit në mënyrë vullnetare, pasi u është refuzuar kërkesa e azilit është gjithashtu në rritje: 30.553 persona gjatë gjashtëmujorit të parë 2016. Rreth një e treta e tyre (9.349) janë shqiptarë nga Shqipëria./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat