Gjermania dëbon familjen hebreje nga Shqipëria

Gjermania

Gjermania dëbon familjen hebreje nga Shqipëria

Nga: Fitim Dika Më: 8 shtator 2016 Në ora: 12:30
Ilustrim

Nëntë ditë komuniteti hebrenj në Hameln të Gjermanisë ndodhet mes gëzimit dhe pikëllimit. Të dielën e kaluar u martuan sipas riteve hebreje “Chupa”, Rebekka Dohme dhe Amitai Yareev Schleier, megjithatë të hënën e ardhshme duhet të dëbohet nga Gjermania në Shqipëri familja Mima.  Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësi Rachel Dohme për median hebreje  juedische-allgemeine.de.

“Martesa mes Dohme dhe Schleier ishte e para pas disa viteve në Hameln dhe kishim gëzim të veçantë,” tha Rachel Dohme, nëna e Rebekka. Çifti kishte thënë “Po”-në e martesës prej në Çikago, megjithatë ceremonia fetare u bë në Gjermani me dëshirën e plotë të tyre. Mes të ftuarve në ceremoni ishte edhe familja Mima nga Shqipëria. Babai Stelian (39) i vendosi në flokë yllin e Davidit djalit të tij. “Dëshiroja t’ju shprehja gëzim çiftit në ceremoni,” thotë prindi 39 vjeçar që vetë ka pak arsye për t’u gëzuar. Familja e tij është e besimit hebrej që kishte ndjekur çdo të shtunë ligjeratat fetare në sinagogë.

Familja është mirë integruar, megjithatë ata kanë vendosur të largohen me vetëdëshirë për në Elbasan, ndërsa më pas të presin përgjigje nga ambasada gjermane në Tiranë për të ardhur legalisht, përcjell botasot.info. Shqipëria është pjesë e vendeve me "origjinë të sigurtë", andaj e kishin vështirë të fitonin azilin.

Familja katëranëtarëshe përveç që ndjek rregullisht shërbesat fetare ka mësuar pak hebraisht dhe prej atëkohë janë pjesë e komunitetin hebrej, thotë  Rachel Dohme. Bashkëshortja e tij Denisa Mima (28) ka konkurruar për punë në një kopsht fëmijësh, vajza e tyre tetë vjeçare Greta viziton një shkollë, ndërsa Samueli shkon në Kopshtin e Fëmijëve. Vetë Steliani punon te firma Dohme, që prodhon shampanjë.

Frikë nga asimilimi


Steliani dhe Denisa pretendojnë se janë hebrej prej katër gjeneratave, ata kanë frikë se në Shqipëri mund të asimilohen pasi mungojnë ushqimet dhe traditat hebreje. Në Tiranë në 2010 u hap një sinagogë, megjithatë pas pak kohësh ajo u mbyll. Në 2012 në Shqipëri u hap ambasada e parë hebreje. Sot në Shqipëri jetojnë disa dhjetëra hebrej pavarësisht historisë së gjatë të tyre në vend, pasi shumica kanë emigruar jashtë shtetit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat