Gjithmonë e më shumë refugjatë kërkojnë largimin nga Gjermania: 18 përqind prej tyre shqiptarë

Gjermania

Gjithmonë e më shumë refugjatë kërkojnë largimin nga Gjermania: 18 përqind prej tyre shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 shtator 2016 Në ora: 18:07
Ilustrim

Numri i refugjatëve që kanë vendosur të rikthehen vullnetarisht në vendlindje nga rrethi i Berlinit është rritur. Nga janari deri në gusht kanë aplikuar për rikthim vullnetar 2133 refugjatë që është 80 përqind më shumë sesa vitin e kaluar. 1251 vetëm kanë ikur që është në fakt një rritje prej 43 përqind, shkruan media e kryeqytetit gjerman tagesspiegel.de, përcjell botasot.info.

Shumica e të larguarve vullnetarisht ishin nga Iraku (25 përqind), ndjekur nga Afganistani (20 përqind), Shqipëria (dhjetë përqind), Irani dhe Moldavia (nëntë përqind) dhe Kosova (tetë përqind). Fluturimi drejt Sirisë është akoma i pamundur pasi aeroportet janë jashtë përdorimit përshkak të luftës, ndërsa udhëtimi në Irak në shumicën e rasteve bëhet drejt Erbilit, kryeqytetit të kurdëve.

Arsyet e shtimit të madh të azilkërkuesve që dëshirojnë largimin është i ndryshëm: disa nuk mund të përshtaten me jetën e re në Gjermani, disa të tjerë shqetësohen për të afërmit./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat