Gjermani: Arrestohet bosi shqiptar i drogës, kërkohej në gjithë Evropën

Gjermania

Gjermani: Arrestohet bosi shqiptar i drogës, kërkohej në gjithë Evropën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 shtator 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Gjatë kontrolleve policore në qytetin gjerman Magdeburg I, 17 shtator, ka ardhur deri te kapja e një dileri mjaft të kërkuar në gjithë Evropën, shkruan volksstimme.de.

Ai fillimisht ia tregoi policisë dokumentin sloven, që menjëherë ngjalli dyshime për falsifikim dokumentash. Policia filloi kontroll të imtësishëm, ku gjeti sasi të konsiderueshme droge, por krahas saj edhe testi i drogës tregoi se shqiptari (41) kishte konsumuar kokainë dhe kanabis, përcjell botasot.info.

41 vjeçari kishte një flet arresti ndërkombëtar dhe kërkohej në gjithë Evropën për akuza të ndryshme, që lidheshin kryesisht me shitblerjen e drogës. Gjithashtu ishte banues ilegal në Gjermani.

Atij i është shqiptuar masa “arrest me burg” prej në fundjavë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat