Luftën kundër armikut mund ta fitojmë vetëm të bashkuar dhe në Atdhe

Gjermania

Luftën kundër armikut mund ta fitojmë vetëm të bashkuar dhe në Atdhe

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 25 shtator 2016 Në ora: 22:14
Foto arkiv

Lexues të nderur më lejoni që në pika të shkurta përmes këtij shkrimi ti shkruaj ca fjalë lidhur me shkaqet e themelimit, synimet, kahjet, qëllimet dhe detyrat që dalin nga fushëveprimtaria e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM-i)- Gjermani.

Historiku i shkurtër i  themelimit të Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim-BISHM-i

Që nga fillimi i shkurtit të vitit 1994 gjatë bisedave të shumëta dhe paraprake të disa intelektualëve rrethë formave të organizimit të jetës dhe punës sonë në mërgim-diasporë, lindi ideja që të formohet një organizim – një asociacion ku do t‘i bashkonin dhe do t‘i bashkë rendisnim forcat tona intelektuale rreth aktiviteteve dhe detyrave që kërkohen për ndihmimin dhe internacionalizimin e çështjes  sonë në rrafshin kombëtarë. Gjatë atyre bisedave u folë edhe për numrin e madhë të intelektualëve që gjinden ,veprojnë në mërgim si dhe nevojën për një organizim të rij ne të cilin do të përfshiheshin të gjithë intelektualët për ti ndihmuar  materialishtë dhe politikisht atdheut dhe çëshjtes sonë kombëtare shqipëtare. Siq shihej një numër i madhë i intelektualëve nuk ishin kyqur në lëvizjen në asnjë parti që vepronte në diasporën  tonë kmbëtare. Gjatë asaj kohe ata i kishte kapluar një pasivitet i paarsyeshëm. Sipas mendimit timë.., ekzistojnë shkaqe të shumëta dhe të ndryshme të cilat kishin krijuar një gjendje  të pakuptimitë në  rrethet e intelektualëve. Janë disa shkaqe të cilat ndikuan që intelektualët ( jo të gjithë) të mbesin jashtë organizimeve tona.

1) Shkaku i parë ishte se disa intelektualë nuk shprehnin dëshirë apo nuk tregonin gatishmëri e interesim për ta ndihmuar çështjen tonë kombëtare, jo që ata nuk dëshironin por në mërgatën tonë ishin krijuar disa; shoqata, klube, parti, lëvizje, etj.., ne të cilat ishin kyçur inkuadruar dhe i udhëheqnin disa aktivistë të cilët pa dyshim se e donin Atdheun dhe çështjen kombëtare por nuk dinin se si t‘i ndihmohet Atdheut si të internacionalizohet  çështja kombëtare shqipëtare në arenën ndërkombëtare.

2) Intelektualët injoroheshin nga ana e disa subjekte që vepronin në mërgim. Kjo ndikoi që shumë intelektualë të mbesin jashtë rrjedhave organizative që ishin prezente në atë kohë.

3) Në mos angazhimin e intelektualëve ndikoi edhe statusi i tyre i pa rregulluar, sepse pjesa dërmuese e intelektualëve të cilët jetonin në mërgim ishin të obliguar të siguronin çështjen ekzistenciale të tyre dhe të familjeve.

4) Angazhimin i nji numri të intelektualëve në jetën dhe punën e partive politike, në klube në shoqata në diasporë,u tregua jo produktiv jo adekuat dhe jo frytdhënës për intelektualët.

 5) Prandaj, ideja për themelimin e një asociacioni të intelektualëve  edhe pse ishte  e vonuar ishte produktive. Falë, angazhimit intelektual të disa iniciatorëve me datën 8 tetor të vitit 1995, në klubin “ Isa Boletini “ në Sindelfingen, në afërsi të Shtuttgartit u mbajtë tubimi themelues ku morrën pjesë mbi 80 intelektualë, nga Gjermania. Po në atë tubim u realizua dëshira e shumë intelektualëve dhe u morrë vendim që ky asociacion të  pagëzohet me emrin ; Bashkimi i Intelektualëve Shqipëtarë në Mërgim-BISHM-i. Po atë ditë në tubim, në mënyrë demokratike u zgjodhë  trupi kordinues (TK) prej 9 antarëve  ne këtë përbërje: Adem Salihaj, Ilmi Ibishi, Halil Ilazi, Naser Kuka, Nikollë Shabani, Ramiz Kukleci, Rexhep Elezaj, Shefqet Canhasaj, Shaban Bushati, Gjenerali i UÇK-es Agim QELAJ ndersa për kryetar të trupit kordinues u zgjodh Ramiz KUKLECI, dhe gazetari  Ramiz Dërmaku. Ky grup kordinues mori përsipër që të bëjë konstituimin e plotë të këtij asociacioni. Si asociacion e 4-tërt i Formimit të Intelektualëve Shqiptarë  të Kosovës, Forumit të Intelektualëve të pavarur të Shqipërisë dhe Unionit të Intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, duke u regjistruar tek organet përkatëse  në Gjermani ( duke nxjerr vulën dhe amblemen e vetë) me seli në  qytetin e Sindelfingenit. Trupi Kordinues, bëri përkthimin e Programit dhe Statutit të tij në gjuhën gjermane si dhe mbajti 8 - takime me mërgimtarë. Gjatë kësaj periudhe trupi kordinues ka vepruar drejtë afirmimit të kësaj ideje duke marrë pjesë nepër shumë tubime, manifestime, kremte, tryeza t rrumbullakëta si dhe manifestime tjera të organizuara çoftë ; nga mërgimtarët tanë, apo ato me palën gjermane.

6) Trupi Kordinues ka kontaktuar me intelektualë shqipëtarë që veprojnë edhe në shtete tjera dhe ka biseduar me figura të njohura të kombit rrethë asaj se si ta fuqizojmë idenë dhe ta vemë në lëvizje potencialin intelektual ne të mirën e kombit. Gjithashtu TK, përmes mjeteve të informimit përmes deklaratave kumtesave dhe informacioneve tjera ngriti zërin e vetë duke dhënë një konributë modest kur ishte fjala rreth qendrave të shumta politike dhe shkencore lidhur me çështjen tonë kombëtare.

Duhet theksuar se ky grup kordinues nuk është i kënaqur me punën  e tij të gjithëmbarshme, sepse ka mundur të punojë më shumë se sa ka punuar deri më tani. Mirëpo, mundësit materiale janë të kufizuara dhe mungesa  e mjeteve financiare ne masë të madhe  e ka kufizuaar dinamikën e aktiviteteve të këtij organi. Prandaj dëshiroj që me këtë rastë; të ju shprehi falenderime të gjithë antarëve të grupit punues por më së shumti gazetarit z. Ramiz Dërmaku, i cili për mirëvajtjen e punës së këtij asociacioni  nuk kursyeu, asgjë nga mjetet e tija vetanake, duke i bartur të gjitha shpenzimet materiale vetë për  punët e kryera deri më tani.

Duhet cekur se grupi kordinues i ka kryer të gjitha përgatitjet paraprake për funksionimin e rregullt të këtij bashkimi ne mënyrë që kryesia  e re e cila do të zgjidhet  sot, dhe t‘ia filloj punës menjëherë për realizimin e detyrave që dalin nga programi i tij. Koha kur po e mbajmë Kuvendin e parë zgjedhor të  Bashkimit të intelektualëve shqipëtarë në Mërgim, Kosova dhe trojet tjera të banuara me me shqiptarë jashtë kufijve të shtetit amë po derdh gjak dhe po loton nga dhuna dhe torturat serbo çetnike.   Fati i kombit tonë sot gjindet në udhëkryqin e madhë historikë dhe fare leht mund të vie deri tek pazarlleqet e fuqive të mëdha ne dëmë të popullit shqiptarë siq ndodhi në vitet 1912-13, ku u bë coptimi i trojeve shqiptare nga sllavët për hir të një paqe të rrejshme në rajon.

Prandaj jemi mbledhur sot në një kuvend të intelektualëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe vendet e shumta në diasporë,për të biseduar se si do të punojmë, e veprojmë ne të ardhmen për njerën nga çëshjtet më të rëndësishme politike të jetës së popullit tonë, e ai është[D1] ;  çlirimi i të gjitha trojeve shqiptare të akupuara nga sllavët dhe bashkimi i tyre ne një shtetë të vetëm shqiptarë në tokat e ilirisë. Ne intelektualët shqiptarë në mërgim jemi tubuar sot, jo vetëm për ti qarë hallet e mëdha të gjysmës së atdheut i cili që nga 1913-ta  e deri më sot , po vuan rëndë nën sundimin  e egër kolonial serbosllav, por më qensorja është që ne ti gjejmë rrugët optimale të cilat na dërgojnë drejtë hekjes së prangave të robërisë.

Po kështu jemi tubuar që ti themi Europës dhe SHBA-es, hapur se në Ballkan ekziston populli shqiptarë njëri ndër popujt më të vjetër. I themi që mos të luaj me fatin dhe gjakun e pafajshëm shqiptarë, të cilët sipas ligjeve  dhe konventave ndërkombëtare u lejohet të vendosin vetë për për fatin e tyre. Po nëse dëshirojnë edhe  të bashkohen dhe të jetojnë të lirë në një shtet kombëtar sikurse janë bashkuar popujt tjerë të Ballkanit.

Ky shembull i vetëm në Europë, një populli i coptuar në 5 shtete, sot është para shkatrrimit të federatës jugosllave. Preokupim kryesor i BISHM- që kërkon trajtim të plotë me tërë kompleksitetin  dhe faktorët e vet që e përcaktojnë zgjedhjen e tij. E ajo do të ishte ; Bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare , ky është qëllimi i kombit tonë dhe kërkon mobilizimin  e të gjithë organizmave tonë shtetërore, politike, institucionale shkencore, dhe te të gjitha forcave e në veçanti  të forcave intelektuale si truri i popullit. Prandaj duhet të jemi të bindur se përcaktimet tona se sot nuk ka asnjë arsye, që shtetet tjera të ish Jugosllavisë ta fitojnë pavarësinë ,ndersa shqiptarët që janë një komb krejt tjetër  prej tyre të mbetën nën Serbi., nën Maqedoni, nën Mal të Zi. Ne duhet t’ia bëjmë me dije opinionit Europian dhe atij Botëror, se në Ballkan nuk do të ketë as paqë e asë stabilitet të plotë dhe të përhershum deri sa nuk do të zgjidhet drejtë dhe sipas parimeve ndërkombëtare e demokratike dhe çështja e shqiptare.

Opsionet e shumëta rreth zgjidhjesë së çëshjtes tonë kombëtare që janë prezent në skenën politike mbrenda shqiptare, ndonse mund të jenë rrugë dhe mundësi të cilat qojnë kah zgjidhja  graduale e çëshjtes gjithëshqiptare në Ballkan. Jemi të mendimit se çështja  jonë kombëtare nuk mund të zgjidhet përfundimisht dhe drejtë pa bashkim shpirtëror si kusht themelor për ekzistenc në trojet e veta. 

Pra, ne intelektualët kemi detyrë historike që të bëjmë organizimin mbarëkombëtar për një qëllim të shenjët e që ai është çlirimi i të gjitha trojeve të robëruara, prandaj kërkesat tona duhet të jenë patjetër  në nivel të të drejtave univerzale, natyrore dhe historike për vetvendosje dhe jetë sovrane mbrenda një shteti të vetëm shqiptarë. Kjo është njëra ndër detyrat e para për ne si intelektual, e  cila na obligon të bëjmë përpjkje titanike dhe ta ndalim ekzodin e pashembullt në historinë tonë, sepse pa parandalimin e shpërnguljeve masive nuk mund të zgjidhet asnjë problem kombëtar.

Prandaj kërkohet qe ne të ardhmen Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim ti mobilizojë të gjitha forcat e tija mendore dhe fizike që në radhët e mërgimtarve tanë ta ngrisim vetdijen se pa kthimin  e tyre në trojet stërgjyshore  nuk do të ketë zgjidhje fatlume për popullin shqiptarë sepse ; luftën kundër armikut mund ta fitojmë vetëm të bashkuar dhe në atdhe.

Ekzodi gjithashtu është një problem shumë i madhë. Pa marrë parasyshë se shqiptarët kufijt që i ndajnë , ata kanë të njejtin fatë  kryesisht tragjik. Ekzodi sot është erozioni më i madh dhe humbja jonë më e madhe e këtij fundshekulli. Është për të qarë ekzodi i të rinjëve tanë me familje , pra ky po rrezikon substancën etnike s’bashku me derdhjen e energjisë sonë më vitale nepër botë pra kjo e ka dobsuar çështjen tonë kombtare. Për fat të keq diaspora shqiptare është e përçarë  nga grupizimet, grindjet mostoleranca, xhelozitë, karierizmi, injorimet, , dhe si e tillë i ekspozohet rrezikut  të shkapërderdhjesë  në aspektin organizativ të saj.

Ngase siq jeni të njohur subjektet politike dhe partiake që veprojnë në diasporë, sidomos viteve të fundit , në vend që ti  avancojnë format e organizimit ,ato me mos punën e tyre sidomos me rininë shkaktuan zhgënjimin e demoralizimin tek mërgimtarët tanë, gjë që shumë të rinjë u larguan nga subjektet që ishin kyqur më parëKjo ka bërë që njerëzit tanë , edhe përkundër gjendjes së vështirë robëruese në Kosovë  dhe trojet tjera etnike, të paraqitet një konfuzitet dhe skepticizëm i madhë kur është ne pyetje zgjidhja e çëshjtes tonë kombëtare, në veçanti zgjidhja e problemit të Kosovës.

Prandaj Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM) kjo që u tha më lartë do ta luaj rolin e vetë historik  si asociacion  i intelektualëve, ta bëjë punën  e tij  duke u mbështetur në parimet dhe obligimet intelektuale që ka, ne mënyrë që ti eliminojë të gjitha ndasit, përqarjet, dhe të gjitha të këqiat  që janë krijuar viteve të fundit në diasporën tonë .Ne këtë kontekst si qëllim të vetëm duhet ta ketë ruajtjen e moralit të lartë ndër mërgimtarët , kur është në pyetje fati ynë kombëtarë. Nga kjo që u tha më lartë (BISHM), do të bëjë orvatje që ti gjejë format më të mira dhe më adekuate të organizimit të punës së vetë , dhe për ate ai ka mbështetur inisiativat e paradokohshme për departizimin e mërgatës dhe avansimin e organizimit të saj në baza kombëtare.  Këtu duhet të thënë për hirë të së vërtetës historike se kjo mbështetje që i bëjnë intelektualët idesë për një mërgatë  unike dhe të fuqishme  dhe e organizuar në baza jo partiake  nuk nënkupton se BISHM-i e dëshiron me kusht shkatrrimin e degëve të partive në diasporë, ngase për një çështje të tillë vendosin vetë qendrat partiake.

III- PROGRAMI  DHE FUSHËVEPRIMTARIJA  E  BISHM-it

Programi i punës dhe fushëveprimtarija e BISHM-im, konsiston në 3 shtylla kyqe të cilat e karakterizojnë esencën dhe që i japin kuptimin e plotë këtij asociaciopni dhe si forma përmanente  të aktiviteteve të tij do të ishin:

E para: Puna dhe kontributi i intelektualëve në organizimin e mirëfilltë të diasporës sonë shqipëtare siq është kujdesi dhe puna për edukimin e rinisë. Aktiviteti në lëmin arsimor dhe kulturor duke pasë parasysh rrezikun e madhë për asimilimin që ju kanoset të rinjëve tanë ,sidomos fëmijëve parashkollor  dhe shkollor. 

E dyta: BISHM-ime të gjitha forcat intelektuale që posedon do të angazhohjet në relizimin e dëshirave të kahmotshme të popullit shqiptarë për pavarësi, duke u shkëputur  një her e përgjithmon nga jeta e përbashkët me sllavët.

E  treta: Senzibilizimi dhe prezentimi i të vërtetës mbi tragjedinë e popullit shqiptarë ndër shekuj, duke e informuar opinjonin vendas me anën  e argumenteve mijavjeçare historike s epopulli shqiptarë nuk është popull i egër dhe me bishtsiq e ka prezentuar deri më tani propaganda e serbë përmes rrenave, shpifjeve, trillimeve në  arenën ndërkombëtare, konkretisht në Europë. Për dëmkosjen e një tëvërtete të tillë BISHM-i, do të bëjë organizimin  e tribunave , simpoziumeve, tryezave të rrumbullakëta  të përbashkëta me strukturat shkencore, arsimore dhe kulturore të atij populli ku jeton dhe vepron mërgata jonë.

Për këto forma të bashkëpunimit sipas tzemave që do të shqyrtohen do të angazhohen shkenctarët më eminen tshqiptarë nga lëmij të ndryshme; shkencore, politike, ekonomike, historike, kulturore etj. Fushëveprimtaria e punëve të BISHM-iot, është përfshirë në forma konkrete në programin që është shpërndarë ne fillim të këtij Kuvendi, me të cilin mund të njohtoheni më afër pasi ta lexoni. Në bazë të kësaj që u tha më lartë mund të konkludojmë sa vijon:

Se BISHM-i, si forcë reale e diasporës sonë, duhet ti angazhojë të gjitha forcat intzelektuale në realizimin e detyrave programore pa marrë  parasysh pengesat me të cilat do ndeshet.

BISHM-iveprimtarinë vet do ta shtrij ne të gjitha shtetet ku gjinden dhe veprojnë intelektualët shqiptarë.

BISHM-i pa rezervë do ta vëjë të gjithë potencialin e vet intelektual si pjesë e intelegjencës shqiptare ne shërbim të realizimit të synimeve shekullore të popullit shqiptarë, pra

Pavraësisë së plotë por nëse kërkon populli edhe Bashkimin Kombëtar, pa marrë parasysh sakrificat që kërkon Liria.

Për BISHM-in do të jetë e huaj dhe e pa pranueshme çdo gjë që i dëmton interesat kombëtare, ashtu siq është e mirë çdo gjë që i konsolidon dhe i forcon themelet e kombit.

Motoja kryesore e BISHM-it, është që ti bashkojë të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine apo bindje politike, sepse ne programin e tij nuk guxon të ketë hakmarrje, xhelozi ndaj tjetërit, dallime partiake, etj, pa marrë parasyshë dallimet e mundshme  ata të gjithë janë shqipëtarë, kanë një komb, një gjuhë, një gjakë, dhe i ka lind një Nënë.
BISHM-i do të angazhohet me të gjitha energjitë e veta krijuese për ruajtjen ,zhvillimin dhe mbrojtjen e entitetit dhe identitetit të tij kombëtar e kulturor-të vlerave dhe parimeve të demokracisë e qytetrimit modern si dhe për mbrojtjen e dinjitetit dhe të integritetit intelektual e moral nga çdo formë e diskriminimit, e denigrimit, tjetërsimit, dhe të huajsimit.

BISHM-i do të bashkëpunojë edhe me asociacionet  e ngjajshme ndërkombëtare me an  të kontakteve të drejtpërdrejta krijuese, aderimit në to.Të konferencave dhe simpoziumeve shkencore me qëllim të avansimit të çëshjtes sonë kombëtare dhe të afirmimit të Botës shqiptare. BISHM-i,  do të bëjë orvatje titanike në krijimin e disponimit të drejtë ndërkombëtarë përkitazi me zgjedhjen e drejtë të çështjes shqipëtare në përputhje me vullnetin e popullit shqiptarë të shprehur në mënyrë demokratike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat