Shqiptari rrahu brutalisht gjermanin: Dënohet me 3 e vjet e 10 muaj burg

Gjermania

Shqiptari rrahu brutalisht gjermanin: Dënohet me 3 e vjet e 10 muaj burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 shtator 2016 Në ora: 15:27
Ilustrim

Gjatë një mbasdite korriku 2015, nxënësi 15 vjeçar gjerman me rrënjë turke është rrahur brutalisht nga një grup azilkërkuesish dhe gjermano-turq, shkruan infranken.de. Rrahja ka qenë shumë e rëndë, saqë ekspertët janë befasuar me mbijetësën e nxënësit. Sipas gjitha gjasave goditjet brutale ai i ka marrë nga një 23 vjeçar shqiptar, banues në Wurzburg, që Gjykata e ka dënuar me tre vjet e dhjetë muaj heqje lirie.

Gjykatësi Bern Krieger e akuzoi për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë,” sepse pasi e kanë shtrirë viktimën e ka goditur me grushta dhe sende të forta metalike në kokë, ndërsa në fund ia ka ngulur thikën në këmbë. 23 vjeçari si ndihmës ka pasur një gjermano-turk dhe dy azilkërkues tjerë, përcjell botasot.info. Akoma edhe sot e kësaj dite i riu 15 vjeçar vuan nga pasojat e asaj mbasdite tragjike.

“Mes tjerash ai vuan nga sëmundjet psikologjike dhe në shkollë shkon vetëm me prindërit nga frika se mos i përsëritet,” shkruan mes tjerash në median gjermane.

Përveç motivit, diçka tjetër e pakuptueshme te i riu shqiptar është se ai nuk flet asnjë fjalë gjermanisht, përkundër që ka pasur shumë herë punë me gjykatën e këtij vendi./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat