Gjermani: Me Google Maps për të vjedhur, dënohen me mbi tetë vjet burg shqiptarët

Gjermania

Gjermani: Me Google Maps për të vjedhur, dënohen me mbi tetë vjet burg shqiptarët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 tetor 2016 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një bandë kishin ardhur nga Shqipëria në Gjermani, për të nisur grabitjet serike. Me ndihmën e Google Maps kryesisht kërkonin objekte në Bon. Katër pjesëtarë të bandës u dënuan në mars 2015 nga Gjykata e Bonit, ndërsa pas 22 seancave gjyqësore janë gjetur edhe dy bashkëpunëtorë tjerë. Një 28 vjeçar është dënuar me tetë dhe nëntë muaj burg, ndërsa shoku i tij 25 vjeç, është dënuar me 8.5 vjet burg, shkruan media gjermane GAB.

Ata akuzohen për 127 grabitje të rënda, që duhet secila të sqarohet përimtësisht tha shefi i trupit gjykues. Dëmi i shkaktuar prej tyre përllogaritet në 300.000 euro, ndërsa sesa i kanë frikësuar familjet tregon një rast i familjes indiane që ia kishin marrë 6000 eurot e mbledhura të martesës, përcjell botasot.info.

Shumica e krimeve të tyre janë kryer gjatë 2013, ndërsa njëri prej tyre ka qenë i dënuar edhe në Finlandë, ndërsa tjetri në Itali. Andaj edhe dënimet janë shumë të ashpra për shkak të përsëritjes së veprës penale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat