Në kishën e qytetit Referinghausen, St Nikolaus, pritet të mbahet një meshë përkujtimi në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, shkruan derwesten.de. Ceremonia e meshës do mbahet në 6 nëntor, e dielë, nën drejtimin e priftit Dr. Achim Funder. “Është kënaqësi të mbajmë meshën “Engjëlli i Kalkutës,” për nder të Nënë Terezës,” tha ai përcjell botasot.info.
Nënë Tereza u shenjtërua në 4 shtator 2016, nga Papa Francesku, ndërsa është edhe fituese i çmimit NOBEL për paqe (1979). Ajo lindi me emrin Agensë Gonxhe Bojaxhiu, nga dy prindër shqiptarë në qendër të Shkupit (1910)./Bota Sot/