Sherr në kampin e refugjatëve, serbi godet shqiptarin me hekur në kokë

Gjermania

Sherr në kampin e refugjatëve, serbi godet shqiptarin me hekur në kokë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 11:35
ilustrim

Një 19-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë me hekur në kokë nga një shtetas serb.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një kamp refugjatësh në Gjermani, në qendrën e azilkërkuesve në Halberstadt.

Mediet gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Policia menjëherë e ka shoqëruar shtetasin serb në polici.

Dëshmitarët thonë se 19-vjeçari shqiptar është goditur me një këmbë metalike tavoline në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, shtetasi serb do të përballet me drejtësinë gjermane nën akuzën “tentativë vrasje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat