Gjermani: Odisea përmes katër instancave për mos dëbimin e Fatmire D. në Kosovë

Gjermania

Gjermani: Odisea përmes katër instancave për mos dëbimin e Fatmire D. në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 nëntor 2016 Në ora: 11:08
Fatmirja me fëmijët

“Prej kohësh Fatmire D. e shqetëson vetëm një pyetje: kur mund të dëbohet nga Gjermania ose mos vallë është më mirë që ajo të kthehet vullnetarisht?,” shkruan media gjermane mittelbayerische.de.

Ajo është nëna e katër djemve dhe të gjithë vlejnë si të integruar në shoqërinë gjermane, ndërsa tre vëllezër dhe një motër e 41 vjeçares jetojnë prej 25 vitesh në Gjermani, përcjell botasot.info.

Avokati i familjes nga Kosova, Bernd Söhnlein, me luftën e tij ligjore ka arritur shpresën që familja pesëanëtarëshe të vijojë jetën në Gjermani. Bashkëshorti i Fatmires ose babai i fëmijëve kishte vdekur para dy vitesh, pak para se familja të udhëtonte për në Gjermani. Edhe pse shtatzanë në muajin e gjashtë ajo udhëtoi një javë përmes Serbisë, Hungarisë, Austrisë për të arritur te vëllezrit dhe motrat në Gjermani. “Pa burrë nuk kisha persepktivë në Kosovë,” thotë ajo.

Të pestë në një dhomë, kuzhina dhe tualeti i përbashkët

Fëmijët e saj Isa (2), Ardi (3), Arjan (8) dhe Bledi (9) jetojnë në kampin e refugjatëve në Neumarkter, rruga Goldschmidtstraße. Të pestë jetojnë në një dhomë, ndërsa kuzhinën dhe tualetin e ndajnë me banorë tjerë të shtëpisë. Krevati i saj mezi i nxë të gjithë fëmijët, pasi secili dëshiron të flejë pranë nënës, thotë 41 vjeçarja, duke buzëqeshur për një moment.

Dy fëmijët më të vjetër kanë kuptuar frikën e dëbimit dhe janë plot frikë për të ardhmen. Ata janë mësuar dhe përshtatur me Gjermaninë. Isa dhe Ardi shkojnë në Kopshtin e Fëmijëve, Arjan dhe Bledi shkojnë në shkollën fillore dhe njëherësh luajnë futboll pranë ASV Neumarkt. “Më pëlqen Neumarkt dhe më mirë do ishte sikur të qëndroja këtu,” thotë ai me një gjermanishte të rrjedhshme.

Përkundër gjithë këtyre fatkeqësive, nëna Fatmire çdoherë është treguar e fortë përpara fëmijëve, duke u dhënë shpresë.

Image

 

Odiseja përmes katër instancave

Në Neumarkt shumë persona mbështesin iniciativën që ajo të mos dëbohet. Ajo ka absolvuar gjuhën gjermane dhe shumica e të afërmve të saj jetojnë në Gjermani, përveç nënës që akoma jeton në Kosovë dhe është mbi 80 vjet.

Vëllezërit e kanë paguar një avokat që ajo të fitojë të drejtën e azilit, por deri tani nuk ka rezultuar e suksesshme. Pas seancave gjyqësore, që i humbën, avokati çështje e ka çuar te Komisioni i rasteve të rënda në Bajern, përcjell botasot.info. Por ata nuk e morrën përsipër rastin e Fatmires.

Shpëtimi mund të vijë përmes Ardit

Pas humbjes së dy instancave, avokati nisi një peticion me bazë humanitare për të ndihmuar qëndrimin e familjes - por edhe kjo dështoi. Në këtë gjendje, Fatmire D. mendoi të largohet vullnetarisht, në vend që policia të trokasë në orën 6 të mëngjesit dhe ti traumatizojë fëmijët.

Por shpresa vdes e fundit, dhe avokati gjeti edhe një mundësi: me djalin më të vogël Isa. “2 vjeçari ka lindur në Gjermani dhe pasi Fatmire D. në atë kohë i kishte vdekur burri, mundet, që konsulata e Kosovës të mos i japë letra për t’u rikthyer në Kosovë,” thotë avokati. Atëherë familja ka shansë për të fituar leje qëndrimin në Gjermani (geduldet).

Por nga autoritet gjermane theksojnë se s’mund të ketë probleme me dokumentat e kthimit.

Autoritetet vijojnë të theksojnë se më e mira është të largohen vullnetarisht, pasi në këtë mënyrë Fatmire D. mund të vizitojë përsëri Gjermaninë. Në raste tjera ajo mund të merrte ndalim hyrje./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat