Kapen katër shqiptarë në Heilbronn, akuzohen për gjashtë grabitje

Gjermania

Kapen katër shqiptarë në Heilbronn, akuzohen për gjashtë grabitje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 nëntor 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Në paraburgim ndodhen katër persona që muajt e kaluar akuzohen për një sërë aktivitetesh grabitjesh në rrethinën e Heilbronn, shkruan stimme.de.

Të katër personat janë shqiptarë nga Kosova dhe u kapën të shtunën pas grabitjes në një shtëpi në Bad Rappenau-Babstadt, përcjell botasot.info. Ata janë të moshave mes 20 deri në 41 vjeç, që akuzohen për gjashtë grabitje dhe një tentim grabitjeje.

Të dielën kanë dalur në seancën e parë gjyqësore, ku krahas krimeve të ndryshme ata nuk kishin leje-qëndrimi në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat