Pasi tentoi të shkojë ilegalisht në Angli, shqiptari dënohet me 18 muaj burg në Gjermani

Gjermania

Pasi tentoi të shkojë ilegalisht në Angli, shqiptari dënohet me 18 muaj burg në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 nëntor 2016 Në ora: 10:40
Ilustrim

Prokuroria e Eisenhüttenstadt, ka dënuar një shqiptar që jetonte prej marsit të këtij viti në kampin e refugjatëve me 18 muaj burg. 34 vjeçari u shpall i fajshëm për gjashtë grabitje, ndërsa dyshohet edhe për dy grabitje tjera, shkruan moz.de, përcjell Bota sot.

Shqiptari kishte tentuar në 2015 të shkojë ilegalisht në Angli nga Hollanda, që më pas ishte dëbuar drejt Gjermanisë. Ai dyshohet edhe për vepra tjera penale si trafikim të lëndëve narkotike, por fjalën e fundit të dënimit do e thotë Gjykata e Schöffen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat