Në kuadër të akcionit të shoqërisë gjermane “Fëmijët ndihmojnë fëmijët,” Dini Bents ka dërguar 60 paketa për Krishtilindje drejt Shqipërisë, shkruan langeoognews.de. Paketat do dërgohen përmes anijes dhe papagesë. Krahas dhuratave modeste, do dërgohen edhe 30 sende të paketuara si shtretër, tavolina për personat në nevojë.
Kjo nuk është hera e parë që shoqata të caktuara gjermane ndihmojnë fëmijët shqiptarë./Bota sot