Shqiptarët në krye të listës së dëbuarve nga Gjermania, ja sa janë nga Kosova dhe Shqipëria

Gjermania

Shqiptarët në krye të listës së dëbuarve nga Gjermania, ja sa janë nga Kosova dhe Shqipëria

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 nëntor 2016 Në ora: 18:09
Policia gjermane

Landi gjerman Nordrhein-Westfalen ka dëbuar 4220 azilkërkues brenda dhjetë muajve të parë 2016, që është pak më pak sesa tërë vitin paraprak 4395, shkruajnë mediat gjermane si DPA dhe Bild. Ata mbështeten në të dhënat e ministrisë së brendshme, publikuar të premten.

Ndërsa nga gjithë Gjermania janë dëbuar 21.789 persona, që është rreth njëmijë më shumë sesa 2015 (20.888). Numri më i madh i azilkërkuesve të dëbuar është nga Shqipëria dhe Kosova me 5343 dhe 4338 respektivisht, shkruan botasot.info.

Përveç landit NRW, që është landi me numrin më të madh të të dëbuarve, më pas vijnë Baden-Württemberg (3099) dhe Bayern (2892)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat